• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTIMET MIDIS AZERBAJXHANIT DHE ARMENISË/ 26 ushtarë armenë të vrarë brenda natës, ja çfarë ndodhi mbrëmë mes dy shteteve
Home
Nderkombetare

LUFTIMET MIDIS AZERBAJXHANIT DHE ARMENISË/ 26 ushtarë armenë të vrarë brenda natës, ja çfarë ndodhi mbrëmë mes dy shteteve

29 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut vazhduan edhe gjatë natës, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë të publikuar sot.

“Forcat kundërshtare u përpoqën të rimarrin territorin e humbur, duke sulmuar në drejtim të qarqeve Fuzuli, Çebrajil, Agdere dhe Terter”, thuhet në deklaratë. Konflikti midis dy vendeve ka rishpërthyer më 27 shtator, me përplasjet më të rënda në vite. Së paku 58 ushtarë armenë dhe shtatë civilë azerbajxhanas janë konfirmuar të vrarë.

Edhe 26 ushtarë të tjerë armenë janë vrarë mbrëmjen e së hënës, raportoi shërbimi armen i Radios Evropa e Lirë, duke cituar regjimin separatist në Nagorno Karabak. Raportet në Jerevan se forcat armene kanë vrarë forca azerbajxhanase nuk janë konfirmuar në Baku.

Rajoni i Nagorno Karabakut është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë. Kur është shkëputur në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në luftime.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tri dekada, ndërkohë që ka pasur luftime periodike. Këtë javë, të dyja vendet kanë shpallur gjendje lufte dhe kanë mobilizuar ushtritë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë sot bisedime urgjente për situatën në Nagorno Karabak.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterrres, ashtu si edhe udhëheqës të tjerë botërorë kanë bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'KA RRUGË TË SHKURTËR"/ OBSH: E rëndësishme që ka disa vaksina anti-COVID në fazën e 3-të
Previous article DROGË NË OBORRIN E SHTËPISË/ Pranga 59-vjeçarit. Ja sa kilogramë i sekuestroi policia

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA Botë

TRUMP FIRMOS URDHRA TË RINJ PËR EMIGRACIONIN/ Synon ndryshimin e rregullave për shtetësinë në SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT