Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se ka akuzuar fikllimisht për vrasjen e Azem Hajdarit Fato Nanon sepse sipas tij asnjë nga postblloqet e Policisë që u ngritën pas ngjarjes nuk i ndaluan autorët, por i nderuan. Sipas tij, zhvillimet e mëvonshme treguan që Nano s’kishte lidhje.
“Akuzova Fatos Nanon sepse pas vrasjes ne i kem i ndekur me degët tona vrasësit dhe bandën terroriste. Nga Lapraka deri në Bajram Curr Policia nuk ka funksionuar. Jo vetëm nuk i kanë ndaluar por i kanë nderuar. Ne na u tha se kemi njoftuar të gjithë postblloqet që ti ndalojnë.
Zhvillimet e mëvonshme treguan se ai (Fatos Nano) nuk ishte personi i lidhur direkt me vrasjen. Por a kishte lidhje shefi i shërbimit informativ me vrasjen? Ata që organizojnë atentate gjithmonë kanë informacione. A mund të më thoni pak pse ja mbathi (i referohet Fatos Klosit) të nesërmen në Himarë. Pasi rregulloi azilin e Fatosit në Maqedoni, përvete zgjodhi Himarën.
Janë përpjek në mënyrën më kriminale ta paraqesin si një sherrnaj. Familja e Azem Hajdait, rrethi i Azem Hajdarit nuk kanë pasur deri ditën që u vra përplasje me bandën terroriste që e vrau. Ai skishte asnjë problem me bandën e Haklajve. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hjdarin për shkak të asaj që i kishte bërë sistemit”, tha Berisha në emisionin Opinion.
Më tej ai tregoi porosinë e vetme që i kishte dhënë Azemit pas disa pritave që këtij të fundit i kishin bërë, derisa e vranë. “Unë i thash: Azem këta kanë një porosi, mirë është të zhdukesh 6 muaj, diku, meqënëse me rregullin e vjetër ka dy mënyra, ose të fshihesh ose të qëllosh. Kjo s’ishte rruga jonë. Azemit i kishin dalë në pritë edhe të shtëpia 10 ditë më parë”, përmbylli ish-kryeministri.