• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ Detajet nga AKSIDENTI TRAGJIK në Itali, 10-vjeçari shqiptar po shkonte të takonte të ëmën, babai…
Home
Aktualitet
Kronikë

E TRISHTË/ Detajet nga AKSIDENTI TRAGJIK në Itali, 10-vjeçari shqiptar po shkonte të takonte të ëmën, babai…

28 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Njerëzit në Petritoli të Italisë u tronditën të dielën kur mësuan se një 10-vjeçar kishte humbur jetë në një aksident tragjik.

Më vonë, u bë e ditur se në aksident ishte përfshirë edhe një 40-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhej fjalë për babë e bir shqiptarë, që jetonin prej vitesh në Itali. Mediat kanë bërë publike identitetin e viktimës. Ai është Kristian Kazazi. Mediat italiane kanë shkruar se familja e vogëlushit shqiptar gëzonte respekt të madh në zonë.

“Një tragjedi e tmerrshme. Nuk ka fjalë për të komentuar vdekjen e një fëmije që i gjithë komuniteti e njeh dhe e do. 

Një fëmijë që ka qenë gjithmonë i qeshur, i gëzuar dhe i shoqërueshëm, e që në thelb pasqyron familjen Kazazi. 

Një familje e mrekullueshme ndaj së cilës komuniteti tashmë i është më pranë se kurrë pas kësaj tragjedie”, është shprehur Luca Pezzani, kryetari i Bashkisë Petritoli.

Babai i Kristianit quhej Toni, e ëma Brunilda si dhe kishte edhe një motër me emrin Klarisa. Mësohet se Kristiani ndodhej në një makinë me babain pasi po shkonin për në restorantin ku punonte nëna e tij.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës të së dielës në një rrugë ku mjeti tip “Fiat Panda” humbi kontrollin. Ata u përplasën me një mur.

Për shkak të impaktit të fortë fëmija ka dalë nga makina, duke pësuar plagë të rënda, aq sa i morën jetën menjëherë.

Ndërkohë babai ngeci brenda makinës dhe u desh ndërhyrja e autoriteteve për të bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Më pas, ai u transportua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Dembele nuk zë mend, thyen urdhrin dhe nervozon Koeman
Previous article SHERR MES SHQIPTARËSH NË ITALI/ Vëllezërit binjakë sulmohen me thikë nga kushëriri i tyre, njëri rëndë në spital

F.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT