• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD NUK E FUTI NË LISTA/ Lefter Maliqi ka ende…shpresë: Rëndësi ka të rrezojmë Ramën, se Basha…
Home
Politikë

PD NUK E FUTI NË LISTA/ Lefter Maliqi ka ende…shpresë: Rëndësi ka të rrezojmë Ramën, se Basha…

28 September, 2020 F.autor Politikë

Partia Demokratike nuk e përfshiu deputetin opozitar, Lefter Maliqi në listat e kandidimit. Në lidhje me këtë ai foli në studion e emisionit “Top Talk”.

Maliqi tha se ndonëse ka qenë pjesë e parlamentit shqiptar, ai ka zgjedhur të mos përfsuhihet në asnjë grup parlamentar, por të qëndrojë i pavarur. Më tej ai shtoi se me liderin opozitar Lulzim Basha ruan raporte mjaft të mira dhe pakënaqësitë e 2017-ës janë sheshuar. Për Maliqin, “rëndësi nuk ka përfshirja në listë, por fitorja e opozitës dhe rrëzimi i partisë në pushtet”.

Denis Dyrnjaja: Partia Demokratike nuk ju përfshiu në listat e saj për Beratin, duket një dejavu me 2017-ën, Lulzim Basha ju zhgënjen sërish?

Lefter Maliqi: Besoj që ky koment i juaji edhe i lidhur me Këshillin Politik por edhe listat e Partisë Demokratike është mjaft domethënës dhe meriton përgjigje. Unë që në vajtjen si deputet kam mbajtur qëndrimin e opozitës së bashkuar jashtë dhe kam qëndruar deputet i pavarur duke mos pranuar asnjë grup parlamentar të tjerë. Mua nuk më duket e qëllimshme vendosja në listën e Partisë Demokratike.

Denis Dyrnjaja: E prisnit një angazhim nga PD-ja, një ftesë?

Lefter Maliqi: Ftesë kam pasur edhe nga PD-ja dhe forca të tjera politike dhe shumë shpejt do të mbaj qëndrimin tim në përputhje me mbështetjen që kam në vend. Dua të them që jam propozuar nga demokratë të Beratit, Kuçovës dhe Urës Vajgurore dhe unë nuk kam qenë pjesë e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Sigurisht që unë kam lidhje drejtpërdrejt me lider drejtues të partive politike dhe çdo marrëveshje është me elektoratin dhe me ta. Për mua nuk është e qëllimshme dalja deputet i PD-së apo i LSI-së apo i forcave të tjera politike, për mua është e qëllimshme maksimalizimi i votave, fitore e demokracisë dhe rrëzimi i kësaj qeverie.

Denis Dyrnjaja: Ju keni qenë shumë i drejtpërdrejt në raport me drejtuesit e tjerë të Partive Politike. E keni rikuperuar raportin publik me Bashën, të paktën nga qëndrimet që unë ju kam ndjekur herët e fundit qoftë në parlament apo daljet publike. Pasi nuk ju ka kandiduar a vazhdoni t’i qëndroni idesë, që Basha është njeriu i fjalës, njeriu i nevojshëm politik?

Lefter Maliqi: Lista e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar nuk ka dalë, këto janë votime paraprake dhe 20% i vendos kryesia dhe drejtuesit e forcave politike. Nuk ka nëpërmjet meje dhe Bashës pakënaqësi. Përsa i përket veprimeve të 2017-ës unë i kam thënë edhe ai vetë i ka pranuar, që kërkoi falje për renditjen dhe listat e 2017-ës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO I LIHET KOHE.../ Shtyhet miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nuk votohen më 1 tetor
Previous article POZITIV APO JO? Vedat Muriqi merr përgjigjen e testit për COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT