• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U AKUZUA PËR KRIME LUFTE/ Haga: Kreu i OVL të UÇK-së u arrestua për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje…
Home
Rajon

U AKUZUA PËR KRIME LUFTE/ Haga: Kreu i OVL të UÇK-së u arrestua për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje…

26 September, 2020 s.autor Rajon

Hysni Gucati u arrestua të premten në Kosovë për veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”, njoftuan Dhomat e Specializuara për Krimet e Luftës në Kosovë përmes një deklarate për media.

Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, gjatë një bastisjeje që kjo e fundit u bëri zyrave të OVL-së.

“Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 25 shtator, 2020, Hysni Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, thotë njoftimi dhe shton se koha e paraqitjes së Gucatit para gjykatësit të procedurës paraprake do të bëhet e ditur më vonë.

Më herët, Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmoi arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim.

Të premten në Kosovë, Zyra e Prokurorit të Specializuar arrestoi edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinajn.

Tri herë këtë muaj, Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se ka pranuar – në mënyrë anonime – dosje që lidhen me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Përmbajtja e këtyre dokumenteve nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike ose jo.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë, këtë javë, se disa aktivitete në të cilat është e përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“.

Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale ka selinë në Hagë dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Më 24 shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka arrestuar edhe Salih Mustafën – njërin prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Erërat e forta thyejnë pemët, dëmtohen makinat në Shkodër (VIDEO)
Previous article ME SHPEJTËSI DERI NË 181 KM NË ORË/ Policia Rrugore kontrollet gjatë natës, 20 patenta të pezulluara, 6 shoferë në pranga

s.autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT