• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRENDA BANESËS KU U NGUJUA LEFTER ZHIDRU/ KALLËPET e TRITOLIT të lidhura me bombolat e gazit, KALLASHI iu gjet ngjitur me trupin (FOTOT)
Home
Breaking News

BRENDA BANESËS KU U NGUJUA LEFTER ZHIDRU/ KALLËPET e TRITOLIT të lidhura me bombolat e gazit, KALLASHI iu gjet ngjitur me trupin (FOTOT)

25 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka qenë një ngjarje shumë e rëndë ajo që ndodhi ditën e sotme në Elbasan, ku 71 vjeçari Lefter Zhidru u ngujua i armatosur në banesën e tij, ndërsa hapi edhe zjarr disa herë ndaj policisë, ku për pasojë u plagosën dy kalimtarë të rastit.

Pas rreth 5 orëve negociatash të pasuksesshme, forcat RENEA vendosën që të futeshin në shtëpinë e tij, por sërish 71 vjeçari hapi zjarr ndaj tyre, duke e bërë edhe më të vështirë situatën.

Duhej ndërhyrja e snajperve që të neutralizohej i moshuari, pasi 1 plumb në kokë i mori jetën dhe shmangu një tragjedi që mund të ishte shumë e madhe, pasi 71 vjeçari e kishte kthyer shtëpinë në një “minë me sahat”.

Ai kishte lidhur 5 kallëpe tritoli me bombolat e gazit, ku shpërthimi i tyre mund të kishte sjellë edhe shkatërrimin e pallatit, pasi ishin më shumë se 1 kilogram lëndë plasëse, ndërsa herë pas here qëllonte me kallash drejt policisë.

Në momentin që policia ka hyrë brenda, ka gjetur 71 vjeçarin e pajetë me një plumb në kokë, ndërsa afër tij qëndronte kallashi me 2 karikatorë të ngjitur me të, ndërsa aty pranë ndodhej edhe granata e RENEA-s me karakter ndriçues dhe shpërqëndrues.

Mbi sobë qëndronin 3 kallëpe tritoli, të lidhura me bombolën e gazit, ndërsa te dera Zhidru kishte vendosur një lavatriçe për t’i shpëtuar plumbave të policisë.

E vetmja mënyrë për të neutralizuar Lefter Zhidrun ishte ekzekutimi i tij, ndaj edhe RENEA e qëlloi me snajper, për të shmangur ndonjë tragjedi më të madhe nëse tritoli do të shpërthente.

119980111_1021208994986779_8905548759143395200_n.jpg120262381_613389812662607_3989517091304777428_n.jpg119978063_243011713806322_5678290601608637590_n.jpg120200343_791138894971654_4770578480121831029_n.jpg119979812_3402860453103702_6222992705091765144_n.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Raportoi i pari për rastet me koronavirus në Wuhan, misteri i zhdukjes së gazetarit kinez
Previous article RRITET NUMRI I INFEKTIMEVE ME COVID NË FRANCË/ Kryeministri, Jean Castex: Nuk përjashtohet një lockdown i ri

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT