• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPALLJA E VAKANCAVE PËR KUSHTETUESEN/ Kim dhe Varhelyi: Hap para për drejtësinë. Ngritja e gjykatës kush për negociatat
Home
Aktualitet
Drejtësi

SHPALLJA E VAKANCAVE PËR KUSHTETUESEN/ Kim dhe Varhelyi: Hap para për drejtësinë. Ngritja e gjykatës kush për negociatat

24 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Shpallja e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Të dy theksojnë se ky është një hap para për drejtësinë dhe plotësimit të kushtit të kërkuar nga BE, që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese për të nisur negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.

Më një reagim në twitter, ambasadorja Kim shkruan se ky është një hap para për të ecur me reformën në drejtësi, ndërsa u bën thirrje të gjithë juristëve të aplikojnë për të ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese dhe t’i shërbejnë vendit të tyre.

“Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetues. Shpresojmë që juristët do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t’i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!”, shkruan Kim.

Edhe komisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi përshëndeti hapjen e procedurave për aplikimin në vakancat për Kushtetuesen, duke e cilësuar si një kërkesë të BE për të nisur negociatat dhe mbajtjen e  konferencës së parë ndërqeveritare.

“Unë mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Thelbësore që të gjithë autoritetet të mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan Varhelyi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTOHET KONKURRENCA/ PSG dhe Manchester United sfidohen për yllin e Inter...
Previous article "KY ËSHTË OBJEKTIVI IM"/ 44 gola nuk mjaftojnë për Haaland, norvegjezi bën deklaratën e frikshme

F.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT