• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA KTHIMI NË ATDHE TEK KONTROLLI I KUFIJVE/ Brukseli publikon planin e ri të migracionit dhe azilit në Evropë
Home
Nderkombetare

NGA KTHIMI NË ATDHE TEK KONTROLLI I KUFIJVE/ Brukseli publikon planin e ri të migracionit dhe azilit në Evropë

23 September, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Pesë vite pas krizës së migrantëve në Evropë, Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën një plan të shumëpritur për migracionin, që thekson ndarjen e detyrueshme të barrës mes vendeve, por gjithashtu kërkon kthimin pas në vendet e tyre të migrantëve të paligjshëm. I ashtuquajturi plan i ri i migracionit dhe azilit është përpjekja më e fundit e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian për të krijuar një plan gjithpërfshirës për menaxhimin e migracionit dhe për të rradhitur të 27 vendet anëtare në mbështetje të tij.

Mbështetur nga Gjermania, anëtari më i fuqishëm i bllokut dhe që mban presidencën aktuale të Bashkimit Evropian, plani përfshin rregulla të detyrueshme për ndarjen e barrës së migracionit, qoftë për strehimin e azilkërkuesve apo kthimit të atyre që nuk përmbushin kërkesat për migrim. Plani gjithashtu synon të forcojë kontrollin e kufijve të jashtëm të Evropës, me plane të reja për të kontrolluar të gjithë migratët dhe zhvilluar me shpejtësi procesin e atyre që nuk kanë gjasa ta fitojnë azilin. Po ashtu, plani synon të godasë trafikun e qënieve njerëzore dhe të mbështesë vendet e origjinës dhe tranzitit për t’u dhënë njerëzve arsye të qendrojnë në vendet e tyre.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se plani vendos një ekuilibër të drejtë mes përgjegjësisë dhe solidaritetit mes pjestarëve të bllokut. “Nuk është çështja nëse vendet anëtare duhet të garantojnë mbështetje me solidaritet dhe kontribute, por si duhet ta mbështesin”, tha zonja von der Leyen. Plani i komisionit duhet të miratohet nga të 27 vendet anëtare, ndërkohë që disa udhëheqës evropianë shprehën shqetësime përpara se të shpalleshin detajet.

Migrimi është një çështje që ka krijuar ndarje të thella brenda bllokut. Vendet që ndeshen fillimisht me flukset migrantore, si Greqia, Spanja dhe Italia, duan më shumë ndarje të barrës dhe e të tjera mbështetje. Vende të tjera si Hungaria dhe Austria, kundërshtojnë marrjen e migrantëve.

Në sfond të paktit të komisionit ishte edhe zjarri i kohëve të fundit në kampin më të madh evropian të migrantëve në ishullin Lesbos të Greqisë. Ndërsa Gjermania ishte pajtuar të pranonte më shumë se 1,500 migrantë, vendet e tjera po marrin shumë pak ose asnjë. Marie De Somer drejton programin e migracionit në grupin kërkimor me qendër në Bruksel, Qendra Evropiane për Politika.

“Zjarri në Lesbos ishte ngjarje e tmerrshme, por ajo i tregoi publikut të gjerë urgjencën dhe rëndësinë e gjetjes së një zgjidhje evropiane”, tha ajo. Edhe pse ka rënë ndjeshëm fluksi i migrantëve në Evropë nga mbi një milion në vitin 2015 në vetëm 140 mijë vitin e kaluar, shtatë vende evropiane, përfshi vendet anëtare të bllokut si Hungaria dhe Kroacia, kryesojnë një anketë të Gallup-it si vendet kryesore që nuk dëshirojnë migrantë.

“Pyetja qëndron se si të zëvendësojmë migracionin e paligjshëm, kalimin e Mesdheut me anije, me forma më të ligjshme të migrimit. Mendoj se kjo është një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të përballet Evropa gjatë 20 apo 30 viteve të ardhshme. Nuk ka një zgjidhje magjike”, thotë analisti Stefan Lehne i “Carnegie Europe”.

Komisioni Evropian thotë se do të bëjë të ditur propozimet për migracionin e ligjshëm si dhe sistemin Shengen vitin që vjen./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A RREZIKOHET SHQIPËRIA NGA NJË VALË DYTË E COVID-19? Manastirliu: S’kemi rritje të kurbës epidemiologjike, kemi marrë masa për të përballuar çdo situatë
Previous article "BOOM BOOM" UZUNI/ Futbollisti i Kombëtares shënon gol fantastik me kokë në Champions (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve Botë

NGA DUBAI, NË GREQI E ITALI/ Lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

ALARMI I OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027 Botë

ALARMI I OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT