• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FORMULA ËSHTË…”/ Alfred Peza shpjegon pikëpyetjet e hapjes së listave: Për kandidatët vendos qytetari
Home
Politikë

“FORMULA ËSHTË…”/ Alfred Peza shpjegon pikëpyetjet e hapjes së listave: Për kandidatët vendos qytetari

23 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Sekretari për Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza shpjegoi këtë të mërkurë formulën që propozon mazhoranca për hapjen e listave. Gjatë një bisede në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Peza deklaroi se për kandidatët vendos qytetari me votën e tij. Gjithashtu, Alfred Peza sqaroi se pozicioni i kandidatit në listë është një vendim që i takon partisë, përsa kohë garon nën siglën e saj.

“Ka një pakuptueshmëri, listat do të paraqiten nga partitë politike, ku do të vendoset një rend i tillë i caktuar nga udhëheqësit dhe kushdo nga kandidatët për deputetë në fillim apo në fund të listës që merr më shumë vota se mesatarja mandatit të qarkut ku kandidon, ai bëhet fitues dhe shkon në Parlament. Ka një logjikë për renditjen nga ana e partive. Ai që do të kandidojë dhe pretendon se ka mbështetje popullore, mund të kandidojë më vete. Në momentin që bëhesh pjesë e një partie, atëherë e merr edhe peshën dhe logon e partisë. Ti do të jesh pjesë e kësaj liste sipas vendimmarrjes që do të marrë struktura drejtuese e partisë. Nëse këto struktura vendosin se e ke vendin në fillim apo në mes të listës, atëherë shumë mirë. Vendos qytetari sepse për herë të parë qytetarët nuk kanë një votë, por dy vota, një për siglën e partisë dhe një për kandidatët. Kjo vlerë e votës është e njëjtë si për kandidatin në fillim, edhe në fund të listës. Nëse ti merr vota më shumë se mesatarja e mandatit në qarkun ku garon, ti shkon në Parlament.”

Gjatë fjalës së tij, Alfred Peza tha se me opozitën nuk po gjendet gjuha e përbashkët për reformën zgjedhore. Sipas tij, marrëveshja e 5 qershorit u bë siç deshi opozita jashtëparlamentare dhe se ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut nuk e cenojnë atë.

Alfred Peza: Opozita e shkroi siç deshi, u arrit marrëveshja e 5 qershorit, siç donte PD dhe me tu firmosur kjo marrëveshje, ne miratuam gjithçka në Parlament. Ndryshimet kushtetuese nuk  kanë lidhje fare me ato që u arritën në marrëveshjen e 5 qershorit./Vizion+

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJYSMOI RROGËN E JUVENTUS/ Ja prapaskenat e rikthimit të Moratës tek "Bardhezinjtë"
Previous article LAJM I MIRË/ Manastirliu: Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët nis nga viti tjetër

F.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT