Presidenti Ilir Meta merr “drejtimin” e opozitës, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kërkuar prej tij të mos lëvizë nga marrëveshja e 5 qershorit.
Duke kërkuar hapjen e listave 100%, Meta lëshon mesazhin se duhet të rikthehet sovraniteti në duart e popullit.
“Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!
Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!
Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.
Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!🇦🇱”, shkruan Meta në rrjetin social.