• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPËRTHIMI ME TRITOL NË MAKINËN E PRENG GJINIT/ Zbardhet rrëfimi i 5 vëllezërve Reçi: Nuk kemi hasmëri, të hetohen vrasjet e dy vëllezërve
Home
Breaking News

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË MAKINËN E PRENG GJINIT/ Zbardhet rrëfimi i 5 vëllezërve Reçi: Nuk kemi hasmëri, të hetohen vrasjet e dy vëllezërve

23 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinin, nuk ka asnjë dyshim për policinë e Tiranës që lidhet me gjakmarrjen mes dy familjeve Gjini dhe Reçi në qytetin e Rrëshenit. “Shqiptarja.com” zbardh detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e cila ndodhi në qendër të Tiranës, ku si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur Preng Gjini. Policia një ditë pas ngjarjes ka kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Rrëshenit, ku në fokus kanë qënë banesat e vëllezërve Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi. Gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dhe të gjithë vëllezërit ishin në banesat respektive.

Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një paisje DVR dhe një dron.Të gjithë vëllezërit janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe se kanë kërkuar që policia të zbardhë vrasjen e dy vëllezërve të tjerë Kastriot Reçi në Rrëshën dhe Gasper Rreçin në Itali. Të gjithë vëllezërit kanë deklaruar se nuk kanë hasmëri me asnjë person në Rrëshën. Ata kanë pohuar në polici se Preng Gjinin e njohin si banor të Rrëshenit dhe se në vitin 1997 ka qënë polic në këtë qytet.

Për më tepër vëllezërit Reçi, kanë informuar policinë se Preng Gjini, ka qenë i akuzuar si person që ka vjedhur bankën në Rrëshen gjatë vitit 1997. Më tej vëllezërit, kanë deklaruar se me Preng Gjinin kanë njohje të si banorë të Rrëshenit por nuk kanë pasur komunikime me të. Gjithashtu të gjithë vëllezërit kanë treguar në polici se për ngjarjen e rëndë nuk kanë asnjë dijeni dhe ishin informuar përmes raportimeve në televizion.

Ndërkohë për policinë e Tiranë nuk ka asnjë dyshim që atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, është kryer pikërisht si pasojë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini. Në një raport operativ policor thuhet se:”…këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin Italian mes Gasper Reçit dhe personit të plagosur në Tiranë, Preng Gjini. Sipas të dhënave Gasper Reçi, është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim të hakmarrjeve është vrarë në Rrëshen Anton Gjini në datën 12 gusht 2019, i cili është vëllai i Preng Gjinit. Situata e hakmarrjes ka vijuar me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe mandej ka vijuar me atentatin me tritol në 15 shtator 2020 në Tiranë ndaj Preng Gjinit…”. Në dokumentat policore rezulton se si pasojë e atentatit me tritol, është plagosur rëndë Preng Gjini, dhe janë plagosur dy persona të tjerë, Italiani Simone Barbadoro dhe Ergys Sula. Ndërkohë fatmirësisht ka shpëtuar një zyrtar i Drejtorisë së Pastrit të Parave me inicialet H.Ç, i cili ndodhej pas makinës së Preng Gjinit.

H.Ç, është marë në pyetje dhe ka deklaruar momentet e situatës së shpërthimit. Ndërkohë nga kontrolli fizik i Preng Gjinit, rezultoi se ai kishte me vete një sasi prej mbi 2 mijë euro dhe një shumë lekësh shqiptare si dhe dy telefona të cilët janë sekuestruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTRABANDË NARGJILEJE NË TIRANË/ 2 të arrestuar, në kërkim pronari i firmës. Si u zbulua rasti një vit më parë (VIDEO)
Previous article PRESIDENTI I "PËRJETSHËM"/ Mandati i 6-të në krye të shtetit, Lukashenko betohet në fshehtësi

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT