• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTYHET ME NJË JAVË SAMITI I BE/ Presidenti i Këshillit Europian vetëizolohet pas kontaktit me një roje sigurie të infektuar me COVID-19
Home
Nderkombetare

SHTYHET ME NJË JAVË SAMITI I BE/ Presidenti i Këshillit Europian vetëizolohet pas kontaktit me një roje sigurie të infektuar me COVID-19

23 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një zëdhënës i Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel tha se samiti i udhëheqësve të Bashkimit Evropian i planifikuar për të enjten dhe të premten është shtyrë, pasi zoti Michel u detyrua të vetëizolohej pas kontaktit me një roje të sigurisë të infektuar me Covid-19.

Zëdhënësi i këshillit të Bashkimit Evropian, Barend Leyts shkroi në Twitter se Charles Michel mësoi të martën se një oficer sigurie me të cilin ishte në kontakt të ngushtë në fillim të javës së kaluar, rezultoi pozitiv për Covid-19.

Zëdhënësi Leyts tha se presidenti i këshillit të BE-së është testuar rregullisht, dhe të hënën ka rezultuar negativ për Covid-19. Por Charles Michel planifikon të respektojë rregulloret e Belgjikës për koronavirusin dhe është vetëizoluar. Selia e Bashkimit Evropian është në Bruksel.

Samiti, i planifikuar tani për 1-2 tetor, do të përqëndrohet në një larmi çështjesh duke filluar nga negociatat e Brexit-it, deri te ndryshimi i klimës dhe tensionet midis Greqisë dhe Turqisë për të drejtat e shfrytëzimit të burimeve energjitike në zonën e detit Mesdhe që ndodhet në lindje të Qipros. Miratimi përfundimtar i sanksioneve kundër Bjellorusisë në lidhje me shtypjen e protestave pas zgjedhjeve të kontestuara të muajit të kaluar pritet të jetë gjithashtu në fokus të samitit.

Charles Michel, ish-kryeministër belg, shpenzoi pjesën më të madhe të javës së kaluar në përpjekjet diplomatike mbi çështjen e Turqisë, duke përfshirë udhëtime në Qipro, ishullin grek të Lesbos dhe Athinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN ELBASAN-LIBRAZHD/ Përplasen dy makina, njëra përfundon jashtë rruge, 1 i plagosur (FOTO)
Previous article NASA ME PLANE TË MËDHA/ Do dërgojë gruan e parë në Hënë në vitin 2024

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT