• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NASA ME PLANE TË MËDHA/ Do dërgojë gruan e parë në Hënë në vitin 2024
Home
Teknologji

NASA ME PLANE TË MËDHA/ Do dërgojë gruan e parë në Hënë në vitin 2024

23 September, 2020 s.autor Teknologji

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës Amerikane (NASA) shpalli planet për të dërguar gruan e parë në hënë në vitin 2024.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se plani prej 28 miliardë dollarësh synon të dërgojë përsëri njerëz në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga viti 1972.

“Ne do të rikthehemi në Hënë për zbulime shkencore, përfitime ekonomike dhe frymëzim për një brez të ri eksploruesish”, tha Bridenstine në një deklaratë.

“Ndërsa ndërtojmë atje një prani të qëndrueshme, ne gjithashtu po krijojmë kushtet për të hedhur hapat e parë njerëzorë në Planetin e Kuq”, tha ai, duke iu referuar planetit Mars.

Misioni i NASA-s për dërgimin përsëri të njeriut në Hënë është pjesë e planit të saj të quajtur Artemis. Astronautët do të dërgohen me raketën e re të NASA-s, Space Launch System (SLS) dhe me anijen e hapësirës Orion.

Njoftimi i NASA-s për të dërguar një grua në Hënë vjen në një kohë që Presidenti Donald Trump po përpiqet të joshë votueset femra në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ai ka deklaruar se do të emërojë një grua për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, që u nda nga jeta të premten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYHET ME NJË JAVË SAMITI I BE/ Presidenti i Këshillit Europian vetëizolohet pas kontaktit me një roje sigurie të infektuar me COVID-19
Previous article I DËNUAR 10 VITE MË PARË NË ITALI/ Arrestohet 44-vjeçari me 4 emra të ndryshëm në Elbasan (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT