• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU NË TIRANË/ Veliaj i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve: Po testojmë me Rrugën e Durrësit, ngushtimi i tyre është legjendë urbane 21 Shtator, 2020 08:05 |
Home
Sociale

TRAFIKU NË TIRANË/ Veliaj i përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve: Po testojmë me Rrugën e Durrësit, ngushtimi i tyre është legjendë urbane 21 Shtator, 2020 08:05 |

21 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ me Bashkim Hoxhën në News24 i është përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për trafikun në Tiranë.

Veliaj thotë se ngushtimi i rrugëve është legjendë urbane, pasi Bashkia po i jep të drejtë të gjithë qytetarëve, si atyre që përdorin makina dhe atyre me biçikletë, me urban apo këmbësorët.

Më tej Veliaj zbulon se Rruga e Durrësit është momentalisht këtë vit në testim e sipër për të parë se si do të vijojë trafiku. Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës thotë se ngushtimi i rrugëve është legjendë urbane dhe se në të vërtetë rrugët e kryeqytetit nuk po ngushtohen.

‘’Trafiku në Tiranë, sidomos në rrugën e Durrësit ishte keq. Definicioni i inovacionit është provo diçka tjetër dhe provoje si do jetë. Nga rruga e Durrësit hyjmë, nga Mine Peza dalim.

Legjendë urbane ngushtimi i rrugëve. Një korsi tek Myslym Shyri ishte e zënë nga automjetet. Edhe te Rrugë e Durrësit, por tani i është lënë transportit urban.

70% e qytetarëve në Tiranë kanë automjete, 9% kanë biçikleta. Edhe këta të fundit paguajnë taksë.

Edhe këmbësori, edhe çiklisti, edhe ai me urban, edhe ai me makinë duhet të jenë në proporcion.

Detyra e Bashkisë është të sistemojë interesat. Ka dhe shtresa të tjera të popullsisë.

Deri vitin tjetër mbaron dhe mbikalimi i Shqiponjës. Jam në një punë që dëgjoj opinione për rrugët, arkitektura.

Tirana ka më shumë apo më pak vende parkimi? Padyshim që kemi hequr disa te Myslym Shyri, por ka 300 te Skënderbeu. Më parë s’kishte te Bulevardi i Zogu l, stadiumi dhe 7 xhuxhat. Historia e parkimit është sa më shumë bën, aq më shumë kërkohet.

Parimi është sa më shumë rrugë bën, është ftesë që të kalojnë më shumë me automjete.”- tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O SHPIRT I VOGËL..."/ Habit Klea Huta, i gjen nuse djalit që tani dhe ja vajza e kujt është ajo (FOTOT)
Previous article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja e të arratisurit: Si dhe pse krijova familje të re në SHBA-ve, me vajzën që njoha...

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT