• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ilir Meta ka të drejtë të ndihet i frikësuar nga zgjedhjet e 2021
Home
Ekskluzive

Ilir Meta ka të drejtë të ndihet i frikësuar nga zgjedhjet e 2021

20 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Në përpjekje për të bërë paralele me aksionin e dikurshëm të PS; “hap kutitë ose largohu”, Presidenti e ka nisur ditën sot me parrullën e aktualizuar: Hapni listat, ose largohuni! Duke i paraprirë postimit në facebook-un e tij personale me fjalët “mos kini frikë nga hapja e listave”, Ilir Meta nuk po bën gjë tjetër, veçse po tenton të fshehi frikërat e tij që lidhen me zgjedhjet e 2021.

Përtej batutës së Kryeministrit Edi Rama që e vizaton Kryetarin e Shtetit si njeri që “ka një raport personal me rrotullimin e hënës dhe se varet se ku është hëna në momentin kur ai flet”, një gjë është e vërtetë: Diskursi publik i Ilir Metës nuk njeh më limite.

Madje sa më shumë rri në zyrën e Nr. 1 të shtetit, aq më shumë e shfrenon fantazinë përtej çdo kufiri dhe kodi politik, në lëmin e komunikimit publik.

Të vjen të ulërasësh: Hapu dhe’,- kur mëson që ka shkruar se qytetarët prej 12 vjetësh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh. A thua se nuk është ai vetë lideri politik, që e themeloi këtë standard kur largoi gjithë themeluesit e LSI për ti zëvendësuar me gocat dhe ndonjë çun të “shkollës së Jalës” të cilët më shpejt u ulën në tavolinat e Parlamentit, sesa në ato të universiteteve!

Përtej merakut të madh që e paska “lënë pa gjumë” Presidentin e Republikës sonë, fshihen makthe dhe frikëra të tjera. E fundit gjë që mund të besojnë shqiptarët, është se Ilir Meta e ka vërtetë hallin, tek hapja ose jo e listës së kandidatëve për deputetë. Frika e Ilir Metës buron nga pika tjetër e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Tek ajo që ka të bëjë me koalicionet parazgjedhore, me një listë unike, të të gjitha partive pjesëmarrëse në to.
Sanksionimi i këtij rregulli që standardizon koalicionet, do ta detyrojë PD të dali më vete.

Në kushtet kur sondazhet tregojnë se LSI ka një rënie të jashtëzakonshme të mbështetjes popullore, partisë së Ilir Metës pas zgjedhjeve, do i duhet të qëndrojë edhe 4 vjet të tjera në opozitë. Për një parti klienteliste si ajo, që nuk ka qëndruar kurrë kaq gjatë larg pushtetit, kjo do të thotë praktikisht vdekje politike.

Ilir Meta nuk do të jetë më faktori i tretë, përcaktues i Iojës politike, në skenën e madhe të Tiranës. Pas një viti nga përfundimi i zgjedhjeve, Ilir Meta më 2022, nuk do jetë më President. Për herë të parë pas 30 vjetësh, nuk do të jetë më, as deputet. Në periudhën mes viteve 2022- 2025,- që pas vitit 1992,- ai do të jetë një qytetar i thjeshtë. Duke e ditur këtë, të gjithë po i largohen me shpejtësi LSI-së. Kjo e shtyn atë që ti gënjejë sot kriminelët, duke u thënë se do jetë ministër i Brendshëm, më 26 prill 2021.

Jashtë Presidencës, jashtë Parlamentit, larg pushtetit legjislativ, në opozitë, jashtë pushtetit qëndror dhe atij lokal, Ilir Meta do të njohi për herë të parë, zhveshjen totale nga të gjitha imunitetet dhe benefitet e politikanit të lartë e të rëndësishëm.

Deri atëherë të gjitha institucionet e drejtësisë së re jo vetëm do të jenë ngritur, do të kenë nisur që të funksionojnë, por edhe do të jenë të konsoliduara. Të gatshme për të pastruar njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, nga ai që avokat Ngjela e quan “korrupsioni i lartë qeveriatar”, me ndihmën e SPAK dhe BKH.

Ndaj mos ia vini ri se çfarë thotë e bën këto kohë Ilir Meta. Duhet më shumë mirëkuptim për të. Tani besoj se edhe të gjithë ju e keni më të qartë, se përse ndihet kaq i frikësuar, nga zgjedhjet e 2021.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCËNOI SE DO VRASË VETEN/ Arrestohet 31 vjeçari në Fier për armëmbajtje pa leje, akuzohet edhe për dhunë në familje
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM PËR TENTATIVË VRASJEJE/ Arrestohet 40-vjeçari nga Tirana (DETAJET)

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT