• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“META VARET NGA HËNA…”/ Rama flet nga Gjermania: Parlamenti është plotësisht LEGJITIM dhe do të votojë kodin e ri zgjedhor
Home
Politikë

“META VARET NGA HËNA…”/ Rama flet nga Gjermania: Parlamenti është plotësisht LEGJITIM dhe do të votojë kodin e ri zgjedhor

19 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Në nje intervistë për RTSh, gjatë vizitës së tij në Bavari, kryeministri Edi Rama u përgjigj ndaj deklaratës së presdentit Ilir Meta, një ditë më parë, për shpërndarjen e Parlamentit duke thënë se “Parlamenti është legjitim dhe do të vijojë punën për të reflektuar ndryshimet në kodin zgjedhor”.

Kreu i shtetit u shfaq i gatshëm për të diskutuar me opozitën edhe sa i perket listave të hapur, por duke ju përmbajtur afateve kohore.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen.

Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, e cila ishte krejtëissht unikale dhe të cilën nuk e ka asnjë vend, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicione si një mundësi dhe krijojnë koalicione parazgjedhore.

Propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura, cdo propozim është i diskutueshëm. Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet. Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemtin e identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbitet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi.

Edhe njëherë e përsëris, Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin sikur e ka zakon duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe në nuk do  presim në pafundësi”.- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU BIHEN SHPESH FLOKËT? Ja çfarë duhet të dini dhe cili është shkaku kryesor
Previous article JU PËLQEJNË VESHJET E LËKURËS? Vjeshta është sezoni ideal, ja çfarë i duhet garderobës suaj

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT