• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“AFTËSI PËR PUNË”/ Firmoset marrëveshja me Zvicrën, 9.6 milionë franga për arsimin profesional
Home
Ekonomi

“AFTËSI PËR PUNË”/ Firmoset marrëveshja me Zvicrën, 9.6 milionë franga për arsimin profesional

18 September, 2020 s.autor Ekonomi

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me Konfederatën Zvicerane, për fazën dy të projektit “Aftësi për Punë” 2019-2023, me një vlerë prej 9.6 milionë franga zvicerane, të cilat do të vihen në funksion të Arsimit Profesional në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe nga Ambasadori zviceran Adrian Maître.

“Aftësi për Punë” përbën një hallkë të rëndësishme në zinxhirin e reformimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, duke synuar modernizimin e këtij sistemi me qëllim ofrimin e njohurive dhe kompetencave për të rinjtë dhe të rriturit, deklaroi Denaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Projekti mbështet procesin e reformave në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve të kapitalit njerëzor dhe institucional dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes sociale, si dhe fuqizimit të shtetit ligjor, përgjegjshmërisë dhe zbatimit të të drejtave të njeriut”.

Ambasadori i Zvicrës vlerësoi arritjet e fazës së parë të këtij projekti, ku përfituan 9,700 të rinj dhe 400 kompani pranuan 1,400 praktikantë në qytete si Shkodra, Lezha, Berati, Tirana dhe Vlora, si dhe premtoi mbështetje në vijim të fazës së dytë.

“Projekti synon të arrijë një ofertë të Arsimit dhe Formimit Profesional për nxënësit, që i përshtatet kërkesave të tregut. “Aftësi për punë” pritet të ndikojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ky projekt synon të mbështesë krijimin e një modeli shqiptar, që do të frymëzohet nga modeli zviceran në përputhje me standardet europiane”, u shpreh Ambasadori Maître.

Projekti shtrihet gjeografikisht në 6 qarqe, Berat, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë dhe do të përqendrohet në ofruesit e arsimit dhe formimit profesional në këto zona.

Prej vitit 2013, Qeveria Shqiptare ka përmirësuar kuadrin ligjor që rregullon aktivitetin në fushën e arsimit dhe formimit profesional dhe kemi rritur fondet buxhetore si për investimet në drejtim të ndërtimeve dhe rikonstruksioneve, ashtu edhe për pajisjet dhe laboratorët duke u krijuar shkollave mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit që ofrojnë.

Në këto vite janë 3-fishuar investimet në shkollat profesionale nga 1.5 miliardë në vitin 2015, në 3 miliardë lekë në vitin 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA NJË NDËR 10 VENDET ME PËRMIRËSIM MË TË MADH ARSIMOR/ Ministrja e Arsimit Kushi: Shumë e lumtur…
Previous article KËSHILLI POLITIK/ Rudina Hajdari: Propozimi i PS-së i papranueshëm, socialistët kanë bërë hapa pas

s.autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT