Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se një nga arsyet kryesore që shqiptarët do t’i besojnë duke i dhënë votën është plani për nxjerrjen e ekonomisë shqiptare nga kriza.
Për këtë, Basha tha se PD-ja ka hartuar një plan me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas.
Kreu i PD zbuloi në emisionin “Opinion” disa nga pikat e këtij programi, ndër të cilat janë vendosja e një takse të sheshtë 9% si dhe një takse të vetme prej 0.5% të xhiros vjetore ndaj biznesit të vogël.
Pjesë nga deklarata e Bashë:
Prej më shumë se dy vjetësht PD, së bashku me ekspertë ndërkombëtare jemi duke punuar për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë ekonomike. Ekipi im ekonomik është më i miri që vendi ka sot. Nuk ka në këtë program premtime për mrekullira, por ka zgjidhje reale dhe të zbatueshme për problemet e ekonomisë. Në këtë program, sot doja të veçoja dy elementë kryesorë. Kemi folur për taksën 9%, taksa e sheshtë 9% është një premtim tashmë. Ky është programi i PD, kjo taksë është një element i panegociueshëm. Shqiptarët do të kenë një fasho, 300 mijë lekëshi i parë do të jetë pa taksë, dhe mbi 300 mijë lekë do të jetë 9% e sheshtë për të gjitha kategoritë, për tatim fitimin, tatimi mbi të ardhurat, sigurimet. Biznesi i vogël do të ketë një trajtim tjetër. Biznesi me xhirro 140 milion e poshtë në vit do të paguajë një taksë të vetme 0.5% të xhiros vjetore. As edhe një taksë nga pushteti vendor. Për taksa të tjera të çmendura, si taksa e shkollës nuk do të ekzistojnë më. Qëllimi ynë kryesor është të krijojmë një shtresë të mesme shqiptare. Në vlerësimin, janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare, shtresa e mesme përbë në çdo shoqëri motorin e zhvillimit, lokomotivën e inovacionit. Sa shqiptarë janë sot mbi nivelin e 1 milion lekëve?