• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIGIMI/ Prej 1 muaji e gjysmë, Basha me pushime. Asnjë dalje publike… 17 anëtarë të PD në terren përditë
Home
Politikë

INVESTIGIMI/ Prej 1 muaji e gjysmë, Basha me pushime. Asnjë dalje publike… 17 anëtarë të PD në terren përditë

16 September, 2020 s.autor Politikë

Janë të shumtë shqiptarët që ankohen se në kompanitë ku punojnë, pikërisht ata që kanë rroga të ulta kanë një volum pune shumë më të madh se drejtorët apo shefat e tyre. Po nëse kjo ndodh rëndom në kompani të strukturuara keq, a është normale që e njëjta të ndodhë me njeriun që pretendon të bëhet Kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit?

Një investigim në faqen zyrtare të Partisë Demokratike tregon se që prej 1 gushtit, janë 17 anëtarë dhe ish-deputetë që shpërndahen në terren, lexojnë deklarata, denoncime, e mbajnë të gjithë peshën publike të forcës së tyre politike. Pas tyre, pa dyshim ka dhe shumë anëtarë të tjerë që përgatisin axhendën, ndjekin aktualitetin politik apo marrin pjesë në aktivitete minore.

Po lideri? E vetmja shenjë jete ka qenë në datën 19 gusht, kur në faqen zyrtare të PD është publikuar një deklaratë e tij, përsëri jo një event publik. Në total, në harkun kohor të një muaji e gjysmë, anëtarët me më shumë dalje publike janë Endri Hasa, Ina Zhupa dhe Albana Vokshi me nga tre. Ndjekur me nga dy, Grida Duma, Çlirim Gjata, Luçiano Boçi, Dhurata Çupi dhe Ndriçim Mehmeti.

Në mungesë të liderit, peshën e aktiviteteve publike të PD e kanë mbajtur më pas Lindita Metaliaj, Izmira Ulqinaku, Enno Bozdo, Ferdinand Xhaferri, Enkelejd Alibeaj, Arben Kashahu, Mateo Spaho, Ervin Minarolli dhe Gazmend Koduzi. Në këtë drejtim, kontrasti me Kryeministrin Edi Rama është kolosal. Përmes rrjeteve të tij të komunikimit, ERTV, evente, etj, Rama është i pranishëm disa herë në ditë në ekrane apo rrjetet sociale të kujtdo.

Nëse është i pranishëm më shumë seç duhet, secili ka të drejtë ta gjykojë ashtu siç e mendon. Por, nga ana tjetër, personi që tenton ta zëvendësojë është zhdukur pa lënë gjurmë dhe konsideron të vlefshme të vetmet dalje publike (përsëri jo gjatë kësaj kohe), praninë e tij në emisionet e darkës, pak përpara gjumit të shqiptarëve. Përsëri, PD mund të pretendojë se kjo është një strategji e ndjekur me kujdes me qëllim që të krijojë përshtypjen e një mbështetje masive dhe pjesëmarrje të barabartë të të gjithë anëtarëve të saj.

Edi Rama në opozitë ishte prapë “i bezdisshëm”, duke dalë gati përditë në media, në deklarata publike, denoncime, etj. Ndërsa Lulzim Basha ka zgjedhur një stil shumë më të përgjumur, duke lënë të tjerët që të bëjnë atë që në thelb duhet të ishte detyra e tij. A është kjo një sjellje normale nga njeriu që kërkon të kontrollojë fatet e shqiptarëve? Secili ja të drejtë ta gjykojë ashtu siç mendon, por faktet mbeten këto dhe kushdo ka në dorë t’i kontrollojë personalisht në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shqiptari sulmon me thikë bashkëkombësin në Greqi, më pas tenton ta vrasë me makinë
Previous article "DEKLARONI PASURINË..."/ OFL i kërkon llogari 4 subjekteve në Tiranë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT