• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET NË QEVERI/ Balla: Kryeministri ka ditur gjithmonë të krijojë një shpirt ekipi
Home
Politikë

NDRYSHIMET NË QEVERI/ Balla: Kryeministri ka ditur gjithmonë të krijojë një shpirt ekipi

15 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ndryshimet në qeveri që ndodhën dje, ku në vend të ministres së Arsimit Besa Shahini u emërua deputetja Evis Kushi. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Balla teksa falënderoi Shahnin për kontributin e saj në këtë ministri, theksoi se reformat në arsim do të vijojnë, pasi në krye të saj do të jetë një personazh që është pjesë e botës akademike.

Por teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar ndërsa shtoi se; “Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka.”.

INTERVISTA
Pse u lagua ministrja e Arsimit, Besa Shahini?

Gjithmonë në çdo qeveri ka ndryshime të drejtuesve të ministrive përkatëse. Unë besoj, e gjej rastin pikë së pari ta falënderoj Besën për një punë të shkëlqyer. Besa për një vit e gjysmë ishte zv/ministre dhe bashkë me Lindita Nikollën bënë një punë të shkëlqyer. Më pas mori ministrinë në një moment të vështirë, siç ishte “Pakti për universitetin”. Ka qenë një moment tejet i rëndësishëm. S’kishte të bënte me largimin e saj, por kam thënë se në ministrinë e Arsimit PS ka bërë një hap dhe një hov kolosal. Garancia që ka sot çdo mësues shqiptar për të qëndruar në pozicionin e vet dhe për të ushtruar profesionin më të vlerësuar, lidhet me një reformë. Ndaj them se largimi i Besës vjen në një moment përmbyllje me sukses të zgjedhjeve në Universitet.

Largimi përkoi në ditën e parë të shkollës. Çfarë mesazhi donte të përcillte kryeministri Rama?

E kam ndjekur me vëmendje këtë vlerësim të shumë personazheve që dalin në ekrane, që shkruajnë nga kolltuku apo dalin nga ekrani i shtëpisë. Një ministër Arsimi përmbyll të gjithë fazën që ka të bëjë me detyrën e tij. Sot fillon një proces i ri. Duke qenë se mbi të gjitha në radhë të parë jam deputet në një zonë të caktuar, ku kam qenë dje në disa shkolla në Elbasan, i gjithë procesi parapërgatitor nën drejtimin e Shahinit u bë në mënyrë të shkëlqyer.

Besa Shahini u shkarkua apo dha dorëheqjen?
Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi.

S’ju përgjigjet pyetjes… A mban përgjegjësi kryeministri Rama?
Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka. Besa do të vazhdojë të ruaj një komunikim të përditshëm me Evisin, për të bërë këtë stafetën e domosdoshme për javët në vijim.

Po për ministren e re çfarë kriteresh u përdorën?
Një ministre si zonja Kushi që vjen nga bota akademike, edhe pse deputete se ka ndërprerë komunikimin dhe detyrën për të qenë pedagoge. Ndaj gjej rastin që të vlerësojë për zgjedhjen që ka bërë kryeministri edhe brenda grupit parlamentar. Pasi përmban personalitet të vlerësuara në shumë fusha të jetës. /BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET PRAPASKENA/ Interi ofron Brozovic dhe Eriksen për Cante, Chelsea merr vendimin
Previous article "FUTBOLLI NUK DUHET TË JETË MJET SHANTAZHI..."/ Denaj akuza FSHF-së: Kemi ulur TVSH me 6%, biznesi që drejton Ligën të shkëputet

F.autor

Postime të ngjashme

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen Aktualitet

MBI 2 MILIONË EURO LLOGARI, BLEU.../ Zbardhet pasuria e Ermal Beqirit në Francë. SPAK: Do sekuestrohen

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT