• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATA ME COVID-19/ Veliaj: Mos bëni të fortin, besojini shkencës. Tirana e menaxhoi mirë pandeminë
Home
Politikë

SITUATA ME COVID-19/ Veliaj: Mos bëni të fortin, besojini shkencës. Tirana e menaxhoi mirë pandeminë

14 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është i pari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 në këtë sezon të ri televiziv.

Veliaj ka folur për eksperiencën e tij me COVID-19 dhe për menaxhimin në tërësi të pandemisë të paktën në Bashkinë e Tiranës, ku dhe ai është kryetar.

Ai thotë se vetë tashmë mund të konsiderohet një pacient i rehabilituar pasi e kaloi COVID-19, teksa apelon të tjerët që mos bëjnë të fortin por të respektojnë masat dhe t’i besojnë shkencës e mjekëve, jo legjendave urbane.

Më tej ai thekson se Tirana e ka menaxhuar mirë situatën me COVID-19 duke bërë dhe krahasimin me të tjera kryeqytete në rajon si Prishtina e Shkup. Veliaj e cilëson se të duhur vendimin e shkollave dhe kopshteve pasi të njëjtën nismë po e ndërmarrin edhe vende perëndimore.

”Tani që kam dhe antitrupa, mund të vij dhe si pacient i rehabilituar. Kam më shumë energji se çkisha më parë. Ishte pak sfiduese, dhe kam kuptuar që jo vetëm që ka 6 mijë pacientë, por një pjesë e tyre janë publikë. Dhe më inkurajuan që e bëra publike.

S’ka nevojë të bëni të fortin. Ka nevojë që gjithkush të distancohet, t’ua thotë të tjerëve. Të izolohet dhe besojini shkencës, jo legjendave urbane se bëhen vdekjeprurëse. Besojuni mjekëve dhe shkencës.

Duhet të kishim disa mijë dhurues tani pasi kemi 6 mijë pacientë. Doktoresha Najada më informoi se kishte 19 raste që trajtoheshin me plazmë. Por a është në kutinë e armëve që mund ta përdorin mjekët, po mundet.

Ata që infektohen mos kenë drojë për të rrëfyer situatën. Pasi shërohen t’u lënë mundësi mjekëve për këdo që është më i dobët.

E pashmangshme. Kur shikoj që në situata të ngjashme Shkup apo Prishtinë, Tirana e ka menaxhuar mirë. Duke folur me zë të lartë lëshojmë pafundësi spërklash, dhe qeveria ka qenë në një situatë shumë vështirë për të rihapur shkollat.

Kur krahasoj brezin tonë që në ’97 bënë 3 muaj pushime, karantinë prej plumbave. Besoj se mes sakrifimit të një brezi, dhe marrjen e një hapje tjetër të shkollave dhe çerdheve, është i duhuri fundja fundit po e ndërmarrin edhe vende perëndimore.”- tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E FIORENTINËS/ 4 klube italiane shprehin dëshirën për lojtarin shqiptar
Previous article "PS MERITON MANDATIN E TRETË"/ Spiropali: Asambleja mund të bëhet online. Opozita nuk di të punojë as në...

F.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT