• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PS MERITON MANDATIN E TRETË”/ Spiropali: Asambleja mund të bëhet online. Opozita nuk di të punojë as në…
Home
Politikë

“PS MERITON MANDATIN E TRETË”/ Spiropali: Asambleja mund të bëhet online. Opozita nuk di të punojë as në…

14 September, 2020 F.autor Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ka folur për emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo në Report Tv për largimet para zgjedhjeve në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.

“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë“, thotë Spiropali.

Më tej Spiropali është përgjigjur edhe për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku tha se ka patur një shtyrje të datës për shkak të pandemisë dhe me shumë mundësi asambleja mund të mblidhet online.

“Ka patur një ngërç për shkak të pandemisë. Janë 200 anëtarë që duhet të ulen dhe të dëgjojnë. Ne mendojmë se do ishte më mirë që të bëhej. Janë më shumë procedura formale. Kemi më shumë se një vit që po riorganizojmë figurat“, tha Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.

Gjithashtu Spiropali deklaron se kryeministri Rama e meriton edhe një mandat të tretë, pasi sipas saj opozita nuk është e aftë të drejtojë as qeverisjen lokale.

“Partia Socialiste meriton një mandat të tretë. Edi Rama meriton të jetë kryeministër edhe një herë tjetër.

Opozita nuk di të punojë qoftë në nivelin lokal. Kemi dhënë provat si në bashkinë Kamëz, që qytetet kanë rilindur sërish. Në qeverisjen lokale ata bashkitë nuk i ndërtojnë, por i pushtojnë.

Bashkitë përdoreshin si mish për top në fushatën e ç’thurur elektorale” tha ndër të tjera Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA ME COVID-19/ Veliaj: Mos bëni të fortin, besojini shkencës. Tirana e menaxhoi mirë pandeminë
Previous article ALFRED PEZA/ Pse opozita nuk i do ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut!

F.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT