Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur në lidhje me largimin e saj nga detyra.
Mbrëmjen e sotme në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, ministrja tha se nuk është shkarkuar, as dorëhequr në minutë të fundit, por i ka kërkuar lirimin nga detyra kryeministrit që në fillim të korrikut.
Pse u largua sot dhe a ka ndodnjë simbolikë, ministrja iu përgjigj me jo, dhe tha se për më shumë mund të pyetet vetë Rama.
“Në korrik kemi bisedu me Ramën, unë kam treguar përgjegjshmëri të lartë politike. I thashë kryeministrit se nuk mund të vazhdoj më larg familjes. Nga kjo bisedë vazhduam më pas, unë kërkova lirimin. Nuk është se dhashë dorëheqjen e parevokueshme, por i kërkova lirimin. Diskutuam që mund të jetë në fillim të shtatorit apo më vonë, vendimi u morr sot. Në intervistë thashë që jam e gatshme të shërbejë, dhe i kamë lënë në dorë Ramës që të vendosë ai. Përgatitjet ne i kemi bërë më parë. Nuk ka simbolikë se pse u shkarkova sot. Për simbolikë mund të pyesni kryeministrin, jo mua…”, u shpreh Shahini.


