• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ABUZIMI SEKSUAL I 13-VJEÇARES NË POGRADEC/ Etleva Memia: Vajza në gjendje të…
Home
Sociale

ABUZIMI SEKSUAL I 13-VJEÇARES NË POGRADEC/ Etleva Memia: Vajza në gjendje të…

14 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Specialistja për Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve në Pogradec, Etleva Memia, në një intervistë te “Abc-ja e Mëngjesit” ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet ku një 13 vjeçare është dhunuar seksualisht nga një 46 vjeçar.

Memia në fjalën e saj thekson se tashmë vajza është marrë në mbrojtje dhe është në gjendje të qëndrueshme psikologjike.

“Jam marrë me rastin që në momentin e parë që vajza ka marrë guximin për të denoncuar dhunën e saj fizike psikologjike dhe seksuale. Vajza tashmë është në gjendje të qëndrueshme dhe ka gjetur mbështetjen e të gjithë institucioneve në Fier. Një ditë më parë njësia e mbrojtjes së të drejtave për fëmijët e dhunuar duke parë ndërhyrjen e familjarëve të dhunuesit për të tërhequr padinë tashmë është marrë në mbrojtje dhe është zhvendosur në një qendër mbrojtëse. Vajza është dhunuar për një periudhë prej dy muajsh.

Vajza ka deklaruar me datë dhe gjithçka atë që i ka ndodhur dhe si i ka ndodhur, vajza ka duruar dhe në të gjithë periudhën që në fund të korrikut e deri në momentin që ka bërë denoncimin ka qenë e dhunuar jo vetëm fizikisht dhe psikologjikisht, por është kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Zonja ka probleme me dëgjimin dhe të folurin por jo me të folurën, dhunimi i 13 vjeçares nuk është bërë në sy të saj. Ky person sipas informacioneve të marra ai ka qenë sundues në atë familje dhe e kanë pas të pamundur që të tjerët të flasin në prani të tij. Shpresoj se e gjithë kjo ngjarje të mos lërë gjurmë në jetën e adoleshentes”, është shprehur ajo.

Ndërkohë psikologia Redina Sultarova në bisedën e saj në studio me moderatorin Enkel Demi është shprehur se në abuzimin e kësaj 13 vjeçarje faji është i të gjithë shoqërisë për shkak të mungesës së informacionit seksual që ne u servirim fëmijëve.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se një rol të rëndësishëm për shmangien e këtyre ngjarjeve ka mësuesi, pasi duhet të jenë të vëmendshëm dhe të dallojnë nga sjelljet fëmijët.

“Është e vështirë të përshkruhet se çfarë ndodh por kjo është një ngjarje që lë gjurmë. Nga informacione të ndryshme në portale kam konstatuar se ky është një person që ka abuzuar dhe me fëmijë të tjerë, por nëse një gjë e tillë është e vërtetë atëherë shoqëria jonë ka pjesën e saj të fajit.

Unë nuk mund të vë gishtin se kush është fajtor por të gjithë në këtë histori janë fajtorë, një mësues nuk duhet të jetë vetëm mësimdhënës, por duhet të njohë dhe anën psikologjike të fëmijës, dhe një mësues mund ta dallojë një nxënës që ka qenë pjesë e një ngjarje abuzimi, pasi një fëmijë i abuzuar ka sjellje ndryshe. Denoncimi i vajzës është një guxim që duhet të vlerësohet pasi abuzimet janë raste që denoncohen pas me shumë se 20 viteve, dhe një periudhë kaq e shkurtër që vajza ka reaguar kaq shpejt është për tu përgëzuar.

Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me marrëdhënien që vajza ka me prindërit, nuk është normale që të vijë një bamirës papritur, por një prind nuk mund të heqë dorë nga përgjegjësitë për të rritur fëmijën”, ka thënë psikologia.

Abuzimi seksual i 13-vjeçares në Pogradec, ja si është

Abuzimi seksual i 13-vjeçares në Pogradec, ja si është

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET SHOFERI NË DURRËS/ Shkaktoi aksidentin duke u përplasur me 2 mjete të tjera ku u plagos një grua
Previous article VITI I RI SHKOLLOR/ Policia merr masa. Efektivët prezent në orarin e fillimit të mësimit apo gjatë...

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës Aktualitet

VRASJA E EDMOND SULË NË BËRXULLË/ Hetimet përqendrohen te konfliktet për pronat dhe lëvizjet e viktimës

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba Aktualitet

DHUNA NË ZVËRNEC/ Lirohet një nga rojet për dhunën në Zvërnec, lihet në qeli Geraldo Biba

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha Aktualitet

POSTA SHQIPTARE KALLËZON PUNONJËSIT/ Dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT