• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJTON MITRUSH KUTELIN/ Rama: Kontribut në çdo lëmë letrare, mbi të gjitha la një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit
Home
Politikë

KUJTON MITRUSH KUTELIN/ Rama: Kontribut në çdo lëmë letrare, mbi të gjitha la një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit

13 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama përkujtoi në rubrikën “Homazh” figurën e Mitrush Kutelin “me admirim dhe mirënjohje për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme”.

“MITRUSH KUTELI është padyshim një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët dhe shpërblestarët më të ndritur të nënës Shqipëri. Ai lindi në Pogradec më 13 shtator 1907 me emrin Dhimitër Pasko.
E kujtojmë sot Dhimitër Paskon – Mitrush Kutelin, me admirim dhe mirënjohje për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme.

Ekonomist e specialist i sistemit bankar dhe i prirur për studimin e këtyre disiplinave, ai gjeti tek letërsia një dashuri hyjnore, të cilës ia fali pa kursim vlerat e shpirtit të tij. Jeta e tij polikromatike dhe krijimtaria e larmishme nuk mund të mos e vinin në shënjestrën bardhezi të syve të regjimit komunist. Por falë Zotit dhe për lumturi të brezave, Mitrushit të madh iu dha mundësia të vijonte edhe pse me vështirësi, të hidhte në qindra faqe, dhjetëra shkrime brilante.

Autor që dha kontribut në çdo lëmë letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit aty ku Descartes e la një të tillë për metodën. Cilësia dhe serioziteti i kritikes letrare të Dhimitrit arriti në atë pikë katarsisi sa iu përvesh vetë krijimtarisë së Mitrushit, si në rastin e përshtatjes në shqip të veprës së Emineskut. Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij që s’ka të paguar i vuri gishtin një problemi të madh shqiptar, sot e gjithë ditën stërmundues; atij të shkrimtarucit të vetëkënaqur që “t’i hedh romuzet si lopa bajgën e të përndjek portë më portë e hale më hale për pak vëmendje, lajka të kota e ndoshta ca pare”.

“Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa desh ay vetë. Në këtë kuadër të vrazhdët, them, ku je i detyruar të pranosh – duke heshtur! – që një thes me kashte të quhet poet klasik ose filozof e një bostan-tavasi, poet, sociolog a s’di ç’tjetër batërdi”

Fjalë të urta, fjalë të drejta të një shqiptari të madh për t’u përtypur e ripërtypur në çdo kohë, aq më tepër në këtë kohë kur romuzet si lopa bajgën hidhen portal më portal e përndjekja për vëmendje, lajke e ca pare, vazhdon kanal më kanal…”– shkruan Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRYSHFETE NGA BIZNESET PËR T'I SHPËTUAR NGA GJOBAT/ SPAK lë në burg inspektorin e Tatimeve (EMRI)
Previous article AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN MORINË-MILOT/ Makina përplaset me motorin, humb jetën shqiptari

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT