• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NISJA E MËSIMIT/ Basha reagon nga shezlloni: Rama përveç masave duhet të rrisë edhe shpërblimet për mësuesit urgjentisht
Home
Politikë

NISJA E MËSIMIT/ Basha reagon nga shezlloni: Rama përveç masave duhet të rrisë edhe shpërblimet për mësuesit urgjentisht

12 September, 2020 F.autor Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me nisjen e vitit të ri shkollor.

Përmes një mesazhi nga shtëpia e pushimeve, lideri i opozitës thotë se masat për fillimin e vitit të ri shkollor janë gjysmake.

Prandaj ai apelon që qeveria të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor”,- shprehet Basha.

Statusi i plotë

Shpreh dhe njëherë shqetësimin për masat gjysmake të marra nga qeveria për fillimin e vitit të ri shkollor. Ruajtja e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve duhet të jetë parësore në situatën kur numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë.

Për këtë, edhe njëherë i kërkoj qeverisë të nisë urgjentisht testimin masiv të mësuesve para fillimit të vitit të ri shkollor. Identifikimi dhe parandalimi i rasteve me COVID-19 nga stafi pedagogjik është tejet i rëndësishëm për të parandaluar zinxhirin e infektimit. Veç kësaj, procesi mësimor me disa turne e bën të domosdoshme rritjen e numrit të mësuesve në dispozicion të zhvillimit normal të shkollës.

Në kushtet aktuale të zhvillimit të mësimit, çdo mësues do të ketë më shumë ngarkesë për shkak të ndarjes së klasave në disa turne. Ndaj, veç kujdesit për shëndetin, qeveria duhet të marrë masa edhe për rritje të shpërblimit për stafin mësimor. Vetëm vënia në zbatim e këtyre masave do të mund të sigurojë shëndetin e mësuesve dhe nxënësve, si dhe zhvillimin pa ndërprerje të shkollës.

Është koha të merren masa urgjente dhe konkrete për të mbrojtur jetën e nxënësve, mësuesve dhe të gjithë shqiptarëve. Rifillimi i shkollës është proces jetik për fëmijët dhe familjet shqiptare, dhe ky proces ka nevojë për kujdes dhe impenjim serioz nga strukturat shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FLEMË NË HOTEL SE VAJZËS I PËLQEN..."/ Zbardhet mbrotja e Margjekës para trupit gjykues: Burri im s’guxon të...
Previous article NGJARJA E RËNDË/ E mitura në Pogradec ndihmohet nga vajza e përdhunuesit, ja plani që thurën

F.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT