• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BASHA S’KA PASUR…”/ Mark Marku: Berisha s’më pëlqente, na e ka “nxirrë jetën” se s’na lejonte të flisnim
Home
Politikë

“BASHA S’KA PASUR…”/ Mark Marku: Berisha s’më pëlqente, na e ka “nxirrë jetën” se s’na lejonte të flisnim

12 September, 2020 s.autor Politikë

Eksperiencën e tij të mëparshme si deputet, Mark Marku e cilëson si aspak të mirë, së cilës nuk pretendon t’i rikthehet.

Një ndër shkaktarët kryesor ai bën ish- kryeministrin Sali Berisha, njëherazi drejtuesi i PD-së.

Marku thotë se marrëdhënia që ai kishte krijuar me deputetët nuk i pëlqente, pasi ai i pengonte të fliste dhe të reagonte për problemet që krijoheshin gjatë qeverisjes.

Megjithatë, duke bërë një krahasim me kryeministrin e tanishëm Edi Rama, Marku thotë se Berisha ka qenë me demokratik.

“Unë kam qenë deputet i PD-së, kur zoti Berisha ishte kryeministër. Nuk kam pasur ndonjë problem thelbësor me Berishën.

Problemi ishte mënyra se si ai e konceptonte marrëdhënien me deputetët, me partinë dhe me të tjerët. Kjo mua nuk më ka pëlqyer kurrë, aq më tepër kur flitej për veten time.

Njeriu është egoist dhe kur thotë që nuk është i tillë është hipokrit. Pra, unë dua më shumë veten se partinë, se Berishën, se Bashën.

Marrëdhënia ishte e tillë që unë nuk pranoja të sillesha si deputetët e tjerë në PD, që nuk duhej të flisnin, të ishin konformistë, të mos reagonin në raport me problemet që krijoheshin gjatë qeverisjes etj.

Partia ka rregulla, por asnjë rregull nuk duhet të shkelë të drejtat dhe liritë bazë të njeriut, përfshi dhe deputetin. Mendoni që deputeti të mos ketë të drejtën e fjalës, po qytetari si mund ta ketë?

Pra unë flisja, votën nuk e kam tjetërsuar dhe kam ndjekur bindjet e mia. Sot marrëdhënia është normale sepse unë nuk i ndërtoj marrëdhëniet mbi bazën e inateve ndaj të tjerëve.

Vlerësimi im për Berishën është ai që ka qenë, e vlerësoj pozitivisht për të gjitha gjërat pozitive që ka bërë për Shqipërinë dhe për PD-në, hyrja në NATO, liberalizimi i vizave, qeverisja e mirë ekonomike sidomos në mandantin 2005-2009, infrastruktura etj.

Është një njeri që punon. Unë Berishës nuk i kam pranuar kurrë pushtetin absolut. Më rezulton se Berisha ka pasur një pushtet më demokratik po ta krahasoj me Ramën.

Unë pothuajse i njoh të gjithë politikanët shqiptarë dhe mendoj se Berisha ishte njeriu që i dëgjonte më mirë të tjerët.

Tjetër gjë është që bënte atë çfarë donte vetë, duke bërë llogaritë e veta të pushtetit. Por, në thelb ishte një dëgjues shumë i mirë, d.m.th. një ide pozitive për pushtetin e tij e merrte.

Tjetër gjë pastaj që vendimet i merrte në mënyrë autokratike. Duhet ta ndajmë këtë”, tha Marku në “Pa Protokoll” të gazetares Anduela Ndreu, në Report TV.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH NË SPITALIN COVID2/ Nga urgjenca në reanimacion si dhe rrëfimet e pacientëve dhe mjekëve
Previous article SHTOHET MISTERI I VDEKJES SË AKTORES/ Kur ishte brenda në liqen, kërkoi ndihmë pasi ...

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT