• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEPRIMI ME ALKOOLIN, DIABETI APO DHE SKLEROZA/ Ja cilët janë disa faktorë që shkaktojnë mpirjen e duarve
Home
Shëndet

TEPRIMI ME ALKOOLIN, DIABETI APO DHE SKLEROZA/ Ja cilët janë disa faktorë që shkaktojnë mpirjen e duarve

12 September, 2020 s.autor Shëndet

Duart përmbajnë disa nga nervat më të ndjeshëm në trupin tuaj.Sikur edhe njëri nga këto nerva ose një pjesë e tyre është e ndrydhur ose disi e dëmtuar, fillojnë problemet.Truri juaj nuk mund të marrë të gjitha informacionet ndjesore që duart tuaja po e dërgojnë. Rezultati është mpirja.

Studimet thonë se një nga shkaqet më të zakonshme të mpirjes së dorës është sindroma e tunelit të kyçit të dorës. Nervi i mesëm, që shkon poshtë parakrahut deri në pëllëmbën tuaj, qëllon të ndrydhet. Kjo gjendje është mjaft e zakonshme për njerëzit që shpenzojnë shumë kohë duke punuar në kompjuter ose edhe në telefonat celularë.

Së bashku me mpirjen, simptomat e tunelit të kyçit të dorës përfshijnë një ndjesi që një ose më shumë gishtërinj – fryhen dhe japin pickime.

Por ka edhe disa faktorë të tjerë që shkaktojnë mpirjen e duarve, si:

-Çrregullime të tiroides

Edhe një çrregullim i tiroideve mund të çojë në mpirjen e dorës. Një gjendër tiroide nën-aktive ose hipotirodizmi mund të rezultojë në dëmtimin e nervave që transportojnë informacion midis trurit, palcës kurrizore dhe gjymtyrëve.

-Teprimet me alkoolin

Pirja e rëndë afatgjatë mund të çojë në neuropati alkoolike ose dëme nervore. Afërsisht gjysma e të gjithë përdoruesve të alkoolit të rëndë zhvillojnë një formë të kësaj gjendje, thonë studimet. Shenjat përfshijnë mpirje në krahë ose këmbë, ndjesi të çuditshme dhe pickime në gjymtyrët tuaja, dhe dobësi të muskujve.

-Kistet dhjamore

Këto janë grumbullime dhjamore jo-kancerogjene që mund të formohen kudo në trupin tuaj, por kanë tendencë të shfaqen edhe rreth kyçeve tuaja.Sipas studimeve mjekësore, kistet dhjamore janë shumë të zakonshme. Dhe nëse formohet në dore, mpirja është një simptomë e zakonshme. Këto kiste nganjëherë zhduken vetë.

-Skleroza e shumëfishtë

Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje në të cilën sistemi imunitar sulmon një substancë yndyrore që mbron fibrat nervore të trurit dhe palcës kurrizore. Kjo mund të rezultojë në mpirjen e dorës. Ndërkohë që sëmundja mund të godasë në çdo moshë, ka më shumë gjasa të shfaqet gjatë moshave 20 dhe 30 vjeçare. Femrat kanë dy herë më shumë të ngjarë se meshkujt të vuajnë nga skleroza e shumëfishtë.

-Goditja në tru

Mpirja e duarve ose ndjesia e shpimeve mund të jetë një shenjë se jeni duke marrë një goditje në tru. Rreth 10% e të gjitha viktimave të goditjes janë më të rinj se 45 vjeç. Edhe duke qenë të aftë dhe fizikisht aktivë, nuk do të thotë që nuk jeni në rrezik.

-Diabeti

Deri tani ju ndoshta e dini se urinimi i shpeshtë, etja e tepruar dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak janë të gjitha shenjat e paradiabetit. Por shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit të plotë 2 nuk e kuptojnë atë. Dhe, nëse nuk trajtohet, mpirja e duarve mund të zhvillohet si pasojë e dëmtimit nervor të lidhur me diabetin, thonë studimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LLOTARIA AMERIKANE/ Ambasada nxjerr njoftimin e rëndësishëm për gjithë të interesuarit: Në 14 shtator…
Previous article DEPOJA E ILAÇEVE NË QSUT E MBULUAR NGA MYKU/ Rama: Si ishte kur qeverisnin ata që sot duan të rikthehen dhe si u bë sot (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak Shëndet

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale Shëndet

DITA BOTËRORE E HEPATITEVE/ MSH: Miratohet për herë të parë Plani Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve Shëndet

MOS I INJORONI KËTO SHENJA/ Mund të sinjalizojnë SËMUNDJE serioze inflamatore të zorrëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT