• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GARA NË PD/ Mark Marku: Askush se ka të sigurt vendin në listë, mos të mbrihen kot
Home
Politikë

GARA NË PD/ Mark Marku: Askush se ka të sigurt vendin në listë, mos të mbrihen kot

11 September, 2020 F.autor Politikë

Partia Demokratike pritet te ketë gati emrat e kandidateve për deputetë dhe drejtuesit e qarqeve në fund të muajit shtator.

Mark Marku, anëtari Komisionit te vlerësimit të kandidatëve për deputetë jep garanci se emrat që po filtrohen do të jenë gati neë fund të muajit shtator.

“Normalisht presioni i kohës është sepse praktikisht ka filluar fushata dhe Partia Demokratike besoj deri në fund të muajit do të ketë listën e përfaqësuesve të vetë dhe drejtuesve politikë.

Ndonëse përcaktimi i emrave të drejtuesve politikë nuk është kompetencë e Komisionit”, sqaron Mark Marku për ABC News.

Krahas mijëra emrave të propozuar për deputetë në siten e komisionit do të kalojnë edhe emrat e ish-deputetëve dhe anëtareve të kryesisë, të cilët sipas Markut do të trajtohen njësoj si kandidatët e tjerë, duke mos pasur vend të sigurt.

“Kontributet politike, performanca, aksesi që kanë pasur në jetën politike , ndikimi që kanë pasur në jetën politike, mbrojtja që i kanë bërë alternativës, janë të gjitha kritere që merren në konsideratë.

Por për ne si Komision Vlerësimi nuk janë kritere që përcaktojnë automatikisht të qënurit kandidatë për deputetë apo kryetarë bashkie.

Potencialisht secili prej tyre mund të jetë apo mund të mos jetë kandidat për deputet, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e kandidatëve”, thekson Marku.

Sipas anëtarit të Komisionit të Vlerësimit, cilësia e kanditatëve për deputetë do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për nivelin e përfaqësimit që ata presin.

“Janë njerëz me reputacion në komunitetin ku jetojnë, element që tregon edhe një ndjenjë përgjegjësie nga vetë anëtarësia në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve.

Normalisht që kjo e bën të vështirë përzgjedhjen sepse do të duhet që të zgjedhim mes kandidatëve me cilësi të njëjta”, shprehet Marku.

Fazën e parë të procesit të kandidateve për deputetë e kaluan 946 emra, nga të cilët në votën e anëtarësisë do kalojnë rreth 300 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E PËRBASHKËT E DY QEVERIVE/ Shqipëria dhe Kosova takohen në 25 shtator në Shkodër
Previous article "PD SHANTAZH KRIMINDAL NDAJ..."/ Braçe: Sfidoj partinë e Lylit të nxjerrë një emër të thirrur nga eprori

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT