• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ja më të rrezikuarit
Home
Jetë

STUDIMI: Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ja më të rrezikuarit

11 September, 2020 s.autor Jetë

Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç në SHBA, sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, botuar në faqen e internetit të revistës mjekësore “JAMA”.

Në studim morën pjesë mbi 3 mijë të rinj dhe sipas ekspertëve 21% u dërguan në kujdes intensiv; 10% në ventilim mekanik dhe 2.7% vdiqën. Pacientët me mbipeshë dhe të sëmurë me hipertension apo diabet ishin më të rrezikuarit. Të rinjtë me ngjyrë dhe hispanikë përbënin më shumë se gjysmën e pacientëve që kërkuan shtrimin në spital.

Një studim nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i bërë me pacientët simptomatik nga 11 institucione shëndetësore në SHBA, zbuloi se njerëzit që kishin rezultuar pozitivë me COVID-19 kishin dy herë më shumë të ngjarë të kishin shkuar për darkë në një restrorant.

Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi këtë javë se qeveria e tij do të nisë një program ambicioz për të testuar të paktën gjysmë milioni njerëz çdo ditë për koronavirusin, dhe rezultatat e testit do të dalin për disa minuta.

Johnson tha se shpresonte që programi “Hëna”, duke iu referuar simbolikisht uljes së parë në Hënë, do të fillojë të zbatohet në fund të vitit dhe do ta kthente Britaninë në një lloj normaliteti. Po ashtu kryeministri Britanik do të nxjerrë një urdhër të ri që ndalon mbledhjen e më shumë se 6 njerëzve se bashku, ndërsa vendi po përjeton një rritje me gati 3 mijë raste të reja me koronavirus, çdo ditë në javët e fundit, shifrat më të larta ditore që nga maji.

Universiteti “Johns Hopkins” raportoi se ka më shumë se 28 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 900 mijë vdekje. SHBA është në vend të parë për numrin e infeksioneve me pothuajse 6,4 milionë raste dhe më shumë se 191 mijë vdekje./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANTIERI I RINDËRTIMIT NË VLORË/ Rama: Qendra e qytetit do të rilindë me standarde, 404 familje do të kenë shtëpi më të bukur e më të fortë
Previous article RRITEN SHIFRAT NË MAQEDONINË E VERIUT/ 5 viktima dhe 142 raste të reja me COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti Jetë

HORROR NË FRANCË/ Pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë Jetë

SI NË NJË FILM AVENTURASH/ Po ecte në pyll dhe gjeti një shpatë 2,700-vjeçare të ngulur drejt në tokë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO Jetë

PAS FILMIT "THE ODYSSEY"/ Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT