Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u larguar nga zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor. Ky fakt është bërë i ditur nga autoritetet.
Zjarret po ndiqen edhe nga erëra të forta dhe thatësira. Guvernatorja e shtetit, Kate Broën pohoi se numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, ndonëse janë konfirmuar katër.
Mes viktimave është një djalë 12-vjeccar dhe gjyshja e tij. Një nga zjarret më shkatërruese, Almeda, i cili filloi në Ashland, afër kufirit me Kaliforninë, është duke u trajtuar nga policia si rast i dyshimtë.
Më shumë se 100 zjarre aktualisht janë duke djegur 12 shtete perëndimore të SHBA-së. Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni.


