• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE DHE TENTATIVË VRASJE/ INTERPOL ekstradon nga Italia dy të kërkuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

TË AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE DHE TENTATIVË VRASJE/ INTERPOL ekstradon nga Italia dy të kërkuarit

10 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Interpol Tirana vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale. Falë bashkëpunimit me Interpol Roma janë ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, 2 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Është ekstraduar nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Juljan Dama, 31 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal të vitit 2018 është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Juljan Dama, në vitin 2016, në bashkëpunim me persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës, Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Pas kontrolleve në këto ambiente nga DVP Durrës janë sekuestruar rreth 302 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në vijim të bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2019 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar per kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes:
Më datë 10.05.2019, shtetasi G. D., në bashkëpunim më 4 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i këtyre shtetasve nga Italia drejt vendit tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE NJË HAP LARG BARCELONËS/ Messi e ka seriozisht, stërvitet edhe në ditën e pushimit (VIDEO)
Previous article KISHTE BËRË GATI DROGËN PËR SHITJE/ Arrestohet i riu në Tiranë, procedohen dy të tjerë

Delo.autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë Aktualitet

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit… Aktualitet

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT