• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KISHTE BËRË GATI DROGËN PËR SHITJE/ Arrestohet i riu në Tiranë, procedohen dy të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

KISHTE BËRË GATI DROGËN PËR SHITJE/ Arrestohet i riu në Tiranë, procedohen dy të tjerë

10 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lapraka” u arrestua shtetasi me inicialet O. N., 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit me inicialet R. L. dhe E. Sh.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi O. N. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e Laprakës, ku kanë konstatuar shtetasit R. L. dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, për të cilën janë shprehur se ja shiste një shtetas i cili po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia si shtetasi shtetasi O. N.

Në vijim të kontrolleve në zonën përreth është konstatuar shtetasi O. N., 24 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË AKUZUAR PËR TRAFIK DROGE DHE TENTATIVË VRASJE/ INTERPOL ekstradon nga Italia dy të kërkuarit
Previous article PËRKUJTOHET 111 VJETORI I MBAJTJES SË KONGRESIT TË ELBASANIT/ Balla: Këtë vit shkollat nisin me sfida të mëdha

Delo.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT