• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Pse opozita është në prag të “kryengritjes në pallat”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Pse opozita është në prag të “kryengritjes në pallat”!

9 September, 2020 Redaktor1 OP-ED

E paralajmëruar pak ditë më parë, ajo që pritej të ndodhte brenda kampit opozitar, tani ka filluar të japi shenjat e para të qarta. Menjëherë pas caktimit të datës së zgjedhjeve të reja, presioni politik nga jashtë drejt mazhorancës do të ndërronte kahje, për tu futur brenda opozitës vetë. Ishte krejt e pritshme, e logjikshme dhe normale që të ndodhte kështu.

Shenjën e parë konkrete dhe më të troçtë për fillimin e “kryengritjes në pallatin” e opozitës, e dha aleati më i vjetër, më besnik dhe më jetëgjatë i PD, kryetari republikan Fatmir Mediu. “Ka aktualisht oferta që hidhen nëpër partitë politike opozitare për tu larguar nga fronti opozitar me oferta të majme, për të shkuar drejt bashkëpunimit me Ramën”- tha ai. Sigurisht kush kupton sadopak nga politika, këto fjalë më shumë se me realitetin, kanë lidhje me gjuhën e koduar të mesazheve publike.

E para, Partia Socialiste e ka deklaruar prej kohësh publikisht se do të zbatojë edhe gjatë zgjedhjeve të 2021, të njëjtën strategji që ndoqi më 2017, për të garuar e vetme me një listë të sajën prej 140 kandidatësh për deputetë në gjithë Shqipërinë.

E dyta, askush nuk mund ta besojë se PS do bëjë koalicion paraelektoral me partitë e vogla të “Opozitës së Bashkuar” e do fusi në listën e saj Fatmir Mediun, Dash Shehin, Nard Ndokën, Vangjel Dulen, Agron Dukë a Shpëtim Idrizin, përkrah Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Taulant Ballës…

E fundit, në këto kushte, kjo që thotë Fatmir Mediu nuk është një zile mikluese, për tu dëgjuar nga veshët e Edi Ramës. Por një këmbanë e madhe alarmi për veshët e Lulzim Bashës, në mënyrë që të fusi në zonën e sigurtë të listave të PD si kandidatë për deputetë, kryetarët e partive të vogla opozitare.

Vërtetë ato nuk kanë sot as anëtarë, as struktura dhe as elektorat, por kanë një kontribut tjetër që i kompenson ato. Kanë qenë prej 7 vjetësh e gjysëm, aleatët më besnikë të partisë kryesore të opozitës shqiptare, “në të mirë dhe në të keq”.

Fatmir Mediu dhe kolegët e tij të tjerë të partive të vogla opozitare, kanë qenë me Lulzim Bashën edhe kur ai u fut në çadrën e Republikës së Re, edhe kur doli prej saj. Edhe kur PD ishte në Parlament, edhe pasi dogji mandatet e deputetëve dhe doli në rrugë. Edhe kur hidhnin bomba molotov mbi institucionet kryesore kushtetuese të vendit, edhe kur bojkotuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

E gjitha kjo e ka patur një çmim jo vetëm për ata personalisht si kryetarë partish, si liderë, apo si ish deputetë. Por edhe për partitë e tyre, të cilat kanë humbur shumë jo vetëm anëtarë e struktura, por mbi të gjitha identitet. Ky konsumizëm për shkak të kohës dhe betejave brenda e jashtë institucioneve, është një investim të cilën ata kërkojnë ta marin mbrapsht në formë mirënjohje, garancinë për një mandat të sigurtë për 4 vitet e ardhshme.

Kjo siguri nuk ekziston ende. Garancia, jo e jo. Sepse, është e qartë se deri më sot, askush nuk ua ka dhënë atë. Aq më pak, Lulzim Basha. Këtë e ka zbuluar vetë z. Mediu kur tha se “ne duhet të kemi një marrëdhënie obligatore në raport me njëri tjetrin, për të përcaktuar qartësisht skemën e bashkëpunimit jo vetëm politik dhe elektoral por edhe të funksionimit sëbashku në qeverisjen e ardhshme”. Në këto kushte, aleatët më të afërt të PD ndihen të rrezikuar, nën stres ndaj reaguan nën panik dhe publikisht.

Pak ditë më parë, në media reagojë disi në mënyrë më të moderuar edhe një aleat tjetër i PD, i cili përmendi ekzistencën e një Plani “B” brenda opozitës. Nga ana tjetër, si të mos mjaftonte ky çakordim, ka edhe mungesë kohezioni, unifikimi dhe një plan veprimi të përbashkët opozitar. Nuk do shumë të dhëna që ta kuptosh këtë, mjafton kur dëgjon brenda të njëjtës ditë një përfaqësues të rëndësishëm të PD që të deklarojë se objektivi i opozitës është fitorja e 84 mandateve, ndërsa kryetarja e LSI, tha se do fitojnë 100 nga 140 vendet në Parlamentin e ri.

Ky është vetëm një nga problemet që ka opozita, së cilës i doli era publikisht përmes Mediut. Problemet më të mëdha, partitë kryesore PD e LSI, i kanë brenda vetes. Sepse janë në fazën për të marë vendimin nëse do kandidojnë sëbashku, apo secila me listat e saj veç e veç. E pas kësaj, kush do jetë dhe kush nuk do të jetë pjesë e tyre. PD ka një proces me 4000 kandidatë, ndërsa LSI pasi tha se vetëm Kryemadhi dhe Petrit Vasili do jenë nga garda e saj “e vjetër”, për të tjerët do të nisë një garë të re, të brendshme.

Hallet e opozitës sonë qenka aq të mëdha, sa vetëm një pallat i madh mund ti strehojë brenda saj. E ta mendosh se ajo duhet të jetë totalisht e fokusuar, që të mundi në fushëbetejën politike Partinë Socialiste, ndërkohë që brenda saj sapo ka nisur “kryengritja”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËVIZJE NË QEVERI/ Emërohen dy zv.ministrat e rinj të Drejtësisë
Previous article COVID-19/ Si i shpjegon Pëllumb Pipero dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT