• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIM ME DREJTUESIT E SHKOLLAVE/ Veliaj: Çdo gjë është gati, Tiranës i shtohen disa shkolla të reja
Home
Politikë

TAKIM ME DREJTUESIT E SHKOLLAVE/ Veliaj: Çdo gjë është gati, Tiranës i shtohen disa shkolla të reja

9 September, 2020 Delo.autor Politikë

hkollave e Tiranës janë drejt përfundimit për përgatitjen për vitin e ri shkollor. Shkollat dezinfektuar dhe janë pajisur me mjetet e nevojshme për zbatimin e protokolleve dhe rregullave të higjienës.

Për t’u njohur me parapërgatitjet për menaxhimin e këtij viti shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi sot të gjithë drejtuesit e shkollave të kryeqytetit, me të cilët diskutoi mbi përballimin e kësaj situate.

Veliaj tha se këtë vit, Tiranës i shtohen disa shkolla të reja, të cilat pritet të ulin fluksin e nxënësve nëpër klasa.

“Lajmi i mirë është se do kemi disa shkolla të reja, që do ta ulin pak presionin. Duke filluar nga semestri tjetër, disa nga shkollat që i kishim në proçes për t’i hapur vitin tjetër, do t’i hapim që semestrin e dytë dhe kjo vlen kryesisht për njësitë 9 dhe 11, si shkollat në Kodër-Kamëz, 9-vjeçarja “Nënë Tereza” dhe gjimnazi “John F. Kennedy”, si dhe shkollat “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri” dhe “Andrea Stefani” tek Sheshi Shqiponja”, tha ai, duke theksuar se hapja e tyre do të shërbejë si valvul shkarkimi për shkollat e tjera të zonës.

“‘1 Qershori’ do të hapet si shkollë e re, me më shumë hapësira, që zgjidh një pjesë të madhe të problematikës midis njësisë 5 dhe 6, ku është rritur tej mase lagja e ‘Selitës’. Kemi punuar me tre turne që shkolla e “Lalmit” në Vaqarr të hapet këtë vit; pra, nëse ka shkolla ngjitur dhe nëse shkollat e reja ofrojnë më shumë kapacitet, ky do të jetë momenti ideal për të bërë një transferim të nxënësve, që mund ta kenë shkollën e re më afër banesës. Shkollën “Jeronim de Rada” e kemi bërë thuajse nga fillimi, me ndihmën e fondit të Katarit. Në këto kushte, mjafton të përdorim pak kreativitet, që nxënësve t’iu japim një variacion për orët e mësimit, ndoshta duke zhvilluar një orë mësimi jashtë, duke shfrytëzuar palestrën ose natyrën”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë kërkoi nga drejtuesit e institucioneve arsimore të shtojnë vëmendjen drejt aktiviteteve sportive dhe socializmit të fëmijëve, të cilët kanë qëndruar për muaj të tërë mbyllur, për shkak të pandemisë, duke humbur kontaktet me bashkëmoshatarët e tyre.

“Një nga problematikat e Covid-19 nuk janë vetëm mushkëritë, por edhe shëndeti mendor. Duhet të kuptojmë se ka prindër që kanë humbur punën ose biznesin dhe fëmijët që vijnë nga këto familje, do doja t’i kishit më në kujdes. Na duhet të inkurajojmë klasat sportive, që të gjithë fëmijët të merren me sa më shumë aktivitet fizik, por edhe të socializohen”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku shprehu besimin e tij se drejtorët do të menaxhojnë me sukses edhe situatën e pandemisë.

“Mezi pres që, cilësia e këtyre mjediseve, shtuar këtu me cilësinë e drejtimit tuaj, por edhe të mësimdhënies, të jenë në të njëjtin nivel edhe në përballjen me këtë hapje të pazakontë të shkollave. Shpresoj shumë që, si ata që kanë hedhur themelet e forta të kësaj shkolle, të kuptojmë se për këtë shoqëri dhe qytet që vetëm rritet, po hedhim themele të çunave dhe gocave, për të cilët nesër do të ndihemi krenarë,” përfundoi Veliaj.

119008400_2740105516236694_1570012556212871038_n.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 155 RASTE të reja në 24 orët e fundit. Humbin jetën...
Previous article INFEKTIMI, SIMPTOMAT DHE PËRHAPJA/ Kjo është arsyeja pse hepatiti C është i frikshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT