• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA BASHKËPUNUAR ME RAMËN, KA DOBËSUAR OPOZITËN”/ Topalli: Nuk shkel në PD deri sa Basha të jetë kryetar
Home
Politikë

“KA BASHKËPUNUAR ME RAMËN, KA DOBËSUAR OPOZITËN”/ Topalli: Nuk shkel në PD deri sa Basha të jetë kryetar

8 September, 2020 F.autor Politikë

Ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, akuzon Partinë Demokratike se ka vepruar me dy standarde në procesin që ka nisur për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Në një intervistë për A2, ajo u shpreh e fyer, që i është kërkuar të plotësonte formularin e fazës së parë edhe pse një udhëzim i PD e përjashtonte nga ky detyrim.

“Atë e kam në postën time elektronike dhe jam habitur shumë. Por më shumë jam habitur nga qëndrime të ndryshme nga ata që vendosin për të tilla gjëra. Ndoshta në fakt nuk është fjala e duhur “çuditur”, pasi nuk duhet të çuditesh kur ka disa standarde në procese të caktuara që për mua nuk janë thelbësore, por formale”, tha Jozefina Topalli.

Ajo akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se ka dobësuar opozitën dhe shtron nevojën e një lëvizje të shqiptarëve për të sjellë ndryshim. Por lëvizje, nuk do të thotë për Topallin krijimi i një partie te re politike.

“Nuk kam dëshirë të hyj apo të krijoj parti politike. Dëshira ime është të krijohet një lëvizje për ndryshim pasi ka një të vërtetë të madhe. Nëse gjërat shkojnë keq duhen ndryshuar”, shtoi ish kryetarja e Kuvendit.

Ndryshim, sipas saj, nuk sjell as rotacioni politik.

“Rotacioni mes tre personave që bashkëpunojmë me njëri-tjetrin nuk kanë sjellë ndryshim. Është riciklim”, nënvizoi ajo.

Gjatë intervistës, Topalli përsëriti disa herë se kryedemokrati ka bashkëpunuar me kryeministrin për interesa personale përkundër kauzave të opozitës dhe paralajmëroi se nuk do kthehet në PD, sa kohë Lulzim Basha do të jetë në krye të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “A MË KENI ËNDËRRUAR NDONJËHERË?" Futbollistja shqiptare nxit fantazinë e ndjekësve në "Instagram" (FOTO)
Previous article INTER HEQ DORË/ Lazio hidhet sërish në sulm për Kumbullën. Tare dërgon tjetër ofertë te Verona

F.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT