• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Albana Vokshi: Edi Rama fshihet pas fustanit të grave…Na ka keqpërdorur gjithnjë
Home
Politikë

HABIT Albana Vokshi: Edi Rama fshihet pas fustanit të grave…Na ka keqpërdorur gjithnjë

8 September, 2020 F.autor Politikë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur se kryeministri Edi Rama për të ruajtur pushtetin me listat e mbyllura, po fshihet pas grave me justifikimin e kuotave gjinore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se Rama mashtron dhe fshihet pas fustanit të grave.

Ndër të tjera ajo tha se ai i fyen gratë, kur thotë se ato duhet të jenë pjesë e listave të mbyllura, pasi nuk fitojnë dot vetë.

Postimi i plotë i Vokshit:

Sa herë bëhet fjalë për të ruajtur pushtetin e tij, Edi Rama mashtron dhe fshihet pas fustanit të grave. Edi Rama as nuk i do listat e hapura, as ka hallin e grave deputete.

Në të vërtetë, ai i fyen gratë, kur thotë se ato duhet të jenë pjesë e listave të mbyllura, pasi nuk fitojnë dot vetë.

Me garë të ndershme, ku Rama nuk përfshin kriminelët, nuk ble votën, nuk i kërcënon votuesit gratë kanë të gjitha mundësitë të jenë kandidatet më të votuara të qytetarëve.

Edi Rama sot nuk mund të fshihet pas fustanit të grave për të refuzuar listat e hapura.

Po t’i mbështeste realisht gratë, nuk do të zhdukte me një të rënë të lapsit 2 gra kandidate për deputete në Lezhë për t’i hapur rrugën drejt parlamentit një krimineli të dënuar për prostitucion.

Kandidateve gra të PS në Lezhë iu rrëmbyen fëmijët, iu kërcënuan familjarët, në mënyrë që Edi Rama të fuste kriminelin e vet në parlament.

Edi Rama nuk ka hallin e grave, kur këmbëngul që të ruajë lista të mbyllura për pjesën fituese të listave. Edi Rama ka hallin e vet se e di që s’e voton askush.

Ka hallin e të besuarve të tij, që shqiptarët i njohin si simbole të korrupsionit, të cilët i ka venë të parët e qarqeve dhe e di se me lista të hapura nuk ia voton njeri.

Për të thënë të vërtetën deri në fund, Edi Rama as nuk i duron gratë.

Në 22 vjet të karrierës së tij politike, ai i ka keqpërdorur të gjitha gratë që e kanë rrethuar për pushtetin e tij personal.

Kemi parë live si i keqtrajton gratë e partisë së vet dhe gratë e tjera në parlament.

Sot, ka dalë zbuluar dhe fustani i grave nuk e fsheh dot frikën e Edi Ramës për humbjen së shpejti të pushtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRENARI DHE RESPEKT PËR GODITJEN QË I DHAMË "KUQEZINJVE"/ Trajneri i Lituanisë: Tani jemi pretendentë
Previous article U ZYRTARIZUA TEK MANCHESTER UNITED/ Tifozët e Ajax suprizojnë Van De Beek me kore dhe flakadanë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT