Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar dhe ka proceduar penalisht babanë e tij, pasi akuzohen për dhunë në familje.
Sipas uniformave blu, babai dhe i biri kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së këtij të fundit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan një flagrancë shtetasin G. V., 30 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasi H. V., (babai i shtetasit G. V.), banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së shtetasit G. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


