Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi teksa po fliste për marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e detit.
Rama i quajti “trupeshq” ata që besojnë se qeveria e tij po negocion që Greqia të zgjerohet me 12 milje në det, duke iu drejtuar deputetit opozitar Kujtim Gjuzi i tha “mos ha karremin e Saliut, Lulit, Ilirit dhe Monikës”.
Pjesë nga debati:
Rama: Lartmadhni, unë nuk fus njeri në burg, qevria në demokraci nuk fut njeri në burg. Të fusësh njerëz në burg duke qenë kryeministër, duhet të jesh mbret në potencë ose në një sistem parti-shtet. Ti je mbret në potencë dhe i tillë do mbetesh. Ju kapni ça të kapni për sa kohë keni trupeshq që e hanë karremin tuaj, karremin e Saliut, Lulit, Ilirit dhe Monikës.
Gjuzi: Karremin e ha ti
Gjuzi: Futi në burg ata që firmosën
Rama: Detin dilni mbrojeni aty ku ka peshq që notojnë. Detin imagjinar, sa për detin e Shqipërisë, fjala e kryeministrit të Greqisë për t’u shtrirë në 12 milje nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Gjuzi: Me pusin e naftës…
Rama: Që ta dini ju, nuk ka mundësi fizike, hapësirë fizike, për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve
Rama: O shqipe që fluturoni lart me perime dhe zarzavate, nuk ka negociata, o shqipe. Mos më ndërprit më se më je bërë si ai zhurmuesi i Jugosllavit. Mos u bëni qesharak.


