• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
TEATRI METROPOLIKT ÇEL SEZONIN ARTISTIK/ “Pesë ditë mbret” e Çapalikut në tarracën e Pallatit të Kulturës
Home
Kulturë

TEATRI METROPOLIKT ÇEL SEZONIN ARTISTIK/ “Pesë ditë mbret” e Çapalikut në tarracën e Pallatit të Kulturës

7 September, 2020 s.autor Kulturë

Prej mëse gjashtë muajsh, për shkak të pandemisë COVID 19, trupa e Teatrit të Metropolit po punon me shfaqje alternative online, por edhe në hapësira publike. Drejtoresha e Teatrit të Metropolit, Jonida Beqo na rrëfen se cilat janë strategjitë që do të ndjekin për këtë sezon teatror, që sapo ka nisur. Ndërsa, shfaqja e parë do të jetë “Pesë ditë mbret” me regji të Stefan Çapalikut në datë 11 shtator 2020 në tarracën e Pallatit të Kulturës.

“Kjo është një rrethanë e paprecedentë, jo vetëm për Metropolin, por për mbarë globin. Po kërkojmë mënyra të reja të të bërit art për t’iu përshtatur këtij realiteti të ri. Gjatë pandemisë jemi përshtatur me vepra nga arkivi edhe vepra online, edhe pastaj duke provuar metoda të tjera në një kontekst urban, duke dëgjuar fjalën e MSH për t’iu kthyer jetës kulturore me këto kushte të reja. Në radhë të parë, javës tjetër vijmë me shfaqjen “Pesë ditë mbret” të Stefan Çapalikut në hapësirat e tarracës së Pallatit të Kulturës” shprehet Beqo.

Teksa shprehet optimiste për zhvillimet e reja edhe projektin e ri 14-mujor, (AIDA Adriatic Identity through Development of Arts), që Shqipëria do të jetë pjesë së bashku me Malin e Zi edhe Rajonin e Puglia-s, shton se ky projekt do të ketë në qendër hulumtimin e historisë edhe identitetit të lagjes së “Kombinatit”.

“Projekti synon që në radhë të parë të hulumtohen pjesë të memories kolektive, edhe duke e bërë këtë secili nga partnerët do të gjejmë të përbashkëtat e Adriatikut. Në këtë projekt marrin pjesë disa teatro. Fokusi i Metropolit është hulumtimi i historisë dhe identitetit të lagjes së “Kombinatit”. Në radhë të parë do bëhet një studim antropologjik që do të kulmohet me një gjetje artistike. Të gjithë partnerët do të marrin elemente nga këto zona, që do të shfaqjen në vendet përfaqësuese dhe në vende të tjera rajonale”.

Drejtoresha e Metropolit përfundon, se duke zbatuar edhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, gradualisht do të gjejnë module të përshtatshme për zhvillimin e jetës artistike në qytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID NË KOSOVË/ 5 viktima për 24 orë, bie ndjeshëm numri i të infektuarve
Previous article "KEMI HAPUR TEMËN E ASOCIACIONIT"/ Vuçiç: Jemi harmonizuar me Kosovën rreth çështjes së personave zhdukur

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT