• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËNA DHE MOTRA U VETËFLIJUAN NË EMËR TË…/ Si nis një ditë e zakonshme për Blerta Josifin. Flet xhaxhai: Përgatitet për veten, i bëjmë shëtitje…
Home
Breaking News

NËNA DHE MOTRA U VETËFLIJUAN NË EMËR TË…/ Si nis një ditë e zakonshme për Blerta Josifin. Flet xhaxhai: Përgatitet për veten, i bëjmë shëtitje…

7 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Blerta Josifi, 34-vjeçarja e cila i mbijetoi vetëflijimit në emër të ringjalljes tani jeton me dajën e saj. Xhaxhai, Dhimitraq Josifi tregon si nis një ditë e zakonshme për të, tani që ajo ka dalë nga spitali.

Sipas tij, vajza bën një jetë normale, përgatitet për veten, ndihmon në punët e shtëpisë, madje kontakton edhe me disa shokë.

“Blerta tani ka filluar jetën normalisht. Ne e ngacmojmë që ti kthehet jetës normale, i themi që do të futesh ne punë, do të fejohesh, do të martohesh do bëhesh me fëmijë. Këtë rruga ia hapim ne, por ajo nuk ndihet e sigurt. Për familjen ka vështirësi, sepse kanë bërë një jetë të mbyllur. Ajo përgatit veten e saj, ndihmon nusen e dajës në punët e shtëpisë. Këto porosi ja kemi dhënë ne. Pastaj i bëjnë ndonjë shëtitje. Në kontakt me njerëzit është normal. I kemi bërë një grafik për vizitat e njerëzve. I orientojmë ata edhe për bisedat që duhet të bëjnë. Televizor shikon pak, por ka telefonin. Kanë filluar një dy shokë ta marrin në telefon, janë shok të mirë sepse ne e njohim. Ndërsa në Kombinat në mënyrë të prerë nuk do të shkojë. Thotë se më kujtohen të gjitha ato që kam kaluar dhe e kam të vështirë”, thotë Dhimitraqi për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

Xhaxhai tregon edhe momentet kur babai i Blertës u hodh nga pallati, ndërsa vajzat në atë kohë nuk kanë pasur ndjeshmëri të madh. Madje, sipas tij e kanë dënuar veprimin e të atit.

“Kur vdiq vëllai, unë kam shkuar i pari në Përmet. Çupat nuk është se ndjenin ndonjë gjë. Ato e dënonin veprimin. Kur vajta unë nuk i gjeta te koka e babait, por ishin tek kisha. Kur erdhën, erdhën grup dhe të gjithë ata interesoheshin për çupat, por ndonjë dhembshuri nuk kishte. Kishin tjetër botëkuptim. Ndoshta botëkuptimi fetar”, u shpreh xhaxhai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "COVID-19 DO TË JETË GJITHMONË ME NE..."/ Ali Mehmeti: Gushti muaji më i keq i pandemisë
Previous article DITË VENDIMTARE PËR VIDAL-INTER/ Zbulohen detajet dhe kontrata

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Aktualitet

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT