• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“COVID-19 DO TË JETË GJITHMONË ME NE…”/ Ali Mehmeti: Gushti muaji më i keq i pandemisë
Home
Sociale

“COVID-19 DO TË JETË GJITHMONË ME NE…”/ Ali Mehmeti: Gushti muaji më i keq i pandemisë

7 September, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Epidemiologu Ali Mehmeti në një intervistë për Report Tv ka bërë të ditur se njerëzit duhet të përshtaten me idenë se COVID-19 do të jetë gjithmonë prezent mes nesh dhe nuk do të zhduket. Mehmeti u shpreh se virusi është zbutur dhe ka pësuar mutacione duke shkuar drejt një zbutje klinike të efekteve që jep tek njeri, por mbetet për t’u parë nëse në të ardhmen do të shfaqet si një grip i thjeshtë dhe do të marrë trajtimin e duhur apo do të shfaqet si diçka më e rëndë. Ndërsa nga fillimi i pandemisë e deri më sot, gushti ishte muaji më i keq për numrin e të infektuarve, viktimave dhe shtrimeve në spital.

” Gushti ka qene deri me sot më i keq, në shtator presim një lloj përmirësimi. Kur një virus hyn në një popullatë të re ka një tendencë të përshtatet dhe nuk do të vrasë vartësin e saj. Ky virus bën mutacione më të ngadalte nga sa pritej nga një virus, dhe po shkon drejt një zbutje klinike të simptomave që jep për njeriun. Ky është një virus që do të jetë gjithmonë me ne, duket si fjalë e keqe por vetë virusi do të fillojë të përshtatet dhe do të dalin trajtime e vaksina. Nuk duket se ky virus do të zhduket. Mbetet për t’u parë se do të vijë si një version gripi apo në forma më agresive. Ai do të jetë edhe për dy vite mjaft prezent, të paktën në 2020-2021 do ta kemi nëpër këmbë”, tha Mehmeti.

Në lidhje me vaksinimin e popullsisë për gripin gjatë sezonit vjeshtë-dimër në mënyrë që të mbrohen spitalet nga mbingarkesa prej gripit dhe koronavirusit, Mehmeti tha se vendi ka porositur një sasi të madhe vaksinash rreth 400 mijë që janë të mjaftueshme për shqiptarët, pasi shtresa e rrezikuar ne vend shkon në 400-500 mijë. Mehmeti tha se vaksina e gripit do të ndihmojë shumë që të mos ketë mbingarkesë tek spitalet por dhe që njerëzit të kalojnë më lehtë covid-19. Ai tha se në vend janë 513 shtretër të dedikuar për COVID-19 por që aktualisht të gjithë peshën po e mbajnë covid 1 dhe covid 2 edhe pse të tejmbushur, ku ende nuk është parë e arsyeshme të hapen covid 3 dhe 4 dhe as spitalet rajonale në trajtimin të prekurve me koronavirus.

“Vaksina e gripit nuk ndikon negativisht tek COVID, përkundrazi një studim ka zbuluar se vaksina e gripit ishte pozitive dhe ul shtrimet dhe vdekjet në spital tek ata që e kishin bërë. Vaksina jo që nuk është negative por edhe ndihmonte. Masat që duhet të merren janë po të njëjtat, distanca, mbajtja e maskës dhe higjiena. Me masat që morën në pranverë për COVID u ulën dhe sëmundjet e tjera respiratore, e njëjta gjë ndodhi edhe me gripin. Vaksina do të jetë për moshën e madhe, ata që kanë shumë sëmundje, fëmijët dhe personelin mjekësor dhe në Shqipëri deri në muajin nëntor pritet të vijnë 400 mijë vaksina të mjaftueshme për popullatën tonë dhe grupi i riskuar nuk shkon më shumë se 400-500 mijë vetë. Ne kemi rreth 530 shtretër të dedikuar ndaj covid dhe ende nuk janë futur në lojë as COVID 3 dhe 4 dhe as spitalet rajonale. Të gjithë peshën po e mbajnë COVID 1 dhe 2 edhe pse janë të tejmbushur”, tha Mehmeti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDON KREUN E PD/ Spiropali: Puna me ritme të shtuara... Lulzim, harroje Kamzën (FOTOT)
Previous article NËNA DHE MOTRA U VETËFLIJUAN NË EMËR TË.../ Si nis një ditë e zakonshme për Blerta Josifin. Flet xhaxhai: Përgatitet për veten, i bëjmë shëtitje…

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Aktualitet

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT