Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, po vijon turin e saj të takimeve me të rinj të LRI-së në të gjithë Shqipërinë.
Sot Kryemadhi ndodhej në pyllin e Semanit, me shumë të rinj të cilët ishin ulur rreth saj dhe mbanin vesh.
Duke qenë se na ndajnë pak muaj nga fillimi i fushatës elektorale dhe më pas zgjedhjeve të reja, LSI ka ndezur motorrët dhe po e sheh shpresësn tek të rinjtë.
E mahnitur nga vendi i bukur, Kryemadhi ka thënë se duhet bërë më shumë për pasuritë natyrore të vendit.
“Të ikurit jashtë për studime është një krenari për ne, për forumin tonë rinor. Ky takim na detyron të jemi më këmbëngulës për angazhimet tona si LSI, për arsimin, për tregun e punës dhe për t’ju krijuar mundësi ju të gjithëve, pse jo dhe në qarkun e Fierit. Ne sot jemi këtu në Pyllin e Semanit. Një mrekulli. Mua më duket vetja si ato filmat hollivudianë me përralla. Me thënë të drejtën nuk kam qenë ndodnjëherë këtu. Kjo është një kërkesë falje ndaj jush, pasi duhet pasur më shumë vëmendje për këto pasuri natyrore. Fieri ka qenë dhe është një qark me konkurencë shumë të lartë në arsim dhe në fusha të tjera. Mendojmë që duhet të kemi një angazhim më të madh në qarkun e Fierit. Më shumë se kurrë jeni ju ata që do ta bëni Fierin një qytet, nga më të begatët në Shqipëri. Ne kemi filluar një lëvizje në të gjithë Shqipërinë. Për t’u takuar me ju të rinjtë, për ta zgjedhur më shumë LSI-në, sepse ne si forcë politike, jemi të etur për të rinj dhe të reja. Sepse ne jemi më pranë të rinjve dhë familjeve të tyre. Ne mendojmë që e ardhmja e shqipërisë është në dorën tuaj”, u shpreh Kryemadhi.


