Dy policë janë dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë në zonën e “Pallatit me shigjeta”, nga dy të rinj të moshës rreth 20 vjeçare te cilet thuhet se ishin te të dehur.
Dy policët janë shoqëruar menjëherë në spital nga kolegët e tyre, ndërsa forcat Shqiponja kanë vënë në pranga në flagrancë autorët. Foto me poshte tregon edhe momentin e shoqërimit të të rinjve në furgonin e policisë.
***
Sakaq, një 28 vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me sende të forta (dru) punonjësin e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier.
Në pranga përfundoi Klaudi Mukaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundështimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”./panorama


