Deputeti Myslim Murrizi ka folur ditën e sotme për Fax News në lidhje me partinë e tij të re që do të krijojë. Ai ka bërë me dije se deputetja Rudina Hajdari nuk ka qenë kurrë nismëtare për partinë e tij si dhe bën me dije që ajo i ka shërbyer “Nismës Thurrje”.
“Po mbledh firmat së shpejti do çoj kërkesën në gjykatë. Partia ime do quhet “Lëvizja demokratike shqiptare”. Rudina Hajdari nuk ka qenë kurrë nismëtare për forcën e re politike dhe i ka shërbyer Nismës Thurrje, Hajdari ka marrë pjesë ne lëvizjen për mbledhjen e 50 mijë firmave.
Në partinë time s’ka vend për bashkëpunëtorë të sigurimit, në partinë time nuk pranohen hajdutët dhe ish funksionarët e PPD do ti çoj në gjykatë për partinë time mbi 5 mijë firma. Do konkurroj me lista të hapura në 12 qarqe për 140 deputete. Së shpejti do propozoj ndryshim të ri në Kodin Zgjedhor dhe të fshihen nga regjistrat e partive ata që nuk sigurojnë dot aq vota sa janë regjistruar në gjykata.
Nisma Thurje produkt i LSI-së, do respektoj parimin e listave të hapura edhe në parti zgjedhja e kryetarit të partisë, në varësi të votave që sigurojnë.”- tha Murrizi.


