Kreu i Demokristianëve Nard Ndoka zbardh detaje nga takimi me Presidentin Ilir Meta, sot, për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Ndoka shkruan se i ka kërkuar Metës që të caktojë datën 18 prill si për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi sipas kreut të PDSH “dita e gjykimit popullor me votë për bablokun dhe çunat problematik po vjen.”
Reagimi i plotë:
Takim me Presidentin e Republikës, z.Ilir Meta.
Gjykimi me votë me 18 Prill.
Rotacioni politik domosdoshmeri për vendin.
Në emër të Partisë Demokristiane të Shqipërisë, i kërkova Presidentit të Republikës të caktojë si datë për zgjedhjet parlamentare, 18 Prillin.
Dita e gjykimit popullor me votë për “bablokun” dhe “çunat problematik” po vjen!
Gjykim dhe ndëshkim për korrupsionin, për rritjen e varfërisë, për paralizën e sistemit të drejtësisë, për detyrimin e të rinjve për të braktisur vendin, për rritjen e krimit, për trafikimin dhe kultivimin e drogës, rritjen e taksave, neglizhencës për familjet e dëmtuara nga tërmeti, dështimin përballë pandemisë, rritjen e çmimeve, dështimin në infrastrukturë, bujqësi, arsim, shëndetësi, turizëm, etj.
“Rilindja” e Edi Rama janë kthyer në një fatkeqësi kombëtare, ndaj është momenti që të çlirohemi me votë nga kjo klike në pushtet.


