• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BERATASI I MIRËUSHQYER ME EDUKATË E…”/ Rama kujton Sotir Kolean: Bëri shumë miq por as armiqtë e smirëzinjtë s’i munguan
Home
Politikë

“BERATASI I MIRËUSHQYER ME EDUKATË E…”/ Rama kujton Sotir Kolean: Bëri shumë miq por as armiqtë e smirëzinjtë s’i munguan

4 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot folkloristin dhe publicistin e njohur Sotir Kolea, në kuadër të 100-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

Përmes një mesazhi homazh, kreu i qeverisë ka kujtuar kontributin e Koleas si drejtues i këtij institucioni.

MESAZHI I RAMËS
💐HOMAZH

SOTIR KOLEA, në këtë vit të kremtimit të 100 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, meriton kujtimin me përulje si një prej drejtuesve të saj më të palodhur.

Ai lindi në Berat më 4 shtator 1872. Historia, ku pati fatin të lërë një emër të nderuar nga të gjithë, nuk e njeh vetëm si drejtues i Bibliotekës Kombëtare në vitet më të vështira të formimit të saj. Pinjoll i një familjeje të dëgjuar tregtarësh të mençur dhe nëpunësish të devotshëm, që në Berat gëzonte emër dhe famë, Sotiri u ngjau babait, Kristos, xhaxhallarëve e gjyshërve, duke u dhënë i tëri pas asaj çka më shumë se gjithçka ishte vlerësuar në shtëpinë e tij prej kohësh: arsimit dhe kulturës.

Beratasi i mirëushqyer me edukatë e me dije, ai përfitoi nga rrjeti familjar dhe tregtar për të qenë urë lidhëse mes kolonive shqiptare anembanë Mesdheut. Prej natyre ishte i shtruar dhe përbashkues. E gjejmë kështu në të gjitha zanafillat e mëdha të Rilindjes: në krijimin e shoqërive patriotike në Egjipt, në debate ndërkombëtare ku promovon çështjen shqiptare, në financimin e një sërë nismash që u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë. E gjejmë njësoj të përfshirë në shërbim të kombit në momente më pak ekzaltuese dhe shpresëdhënëse, duke botuar gazetën L’Albanie në Gjenevë në prag të Konferencës së Paqes me 1919, ku i bënte apel D’Annunzios e Nittit për ta parë Shqipërinë si partnere dhe jo si plaçkë lufte perandorake.
Bëri shumë miq, por si kudo e kurdoherë, as armiqtë e smirëzinjtë nuk munguan. Me një gëzim ekspresiv që rrallë e shfaqte, i dituri e i zjarrti Lumo Skëndo, i dërgonte më 20 dhjetor 1927 lajmin që më vonë do të merrte formën qeveritare urdhëruese:
“Jeni emnue drejtuer i Bibliotekës
Kombëtare. Nisuni!”.
Si drejtor mbajti nën sqetull bibliotekën dhe muzeun rishtar kombëtar. Shumëfishoi koleksionet duke dhënë madje nga biblioteka e tij personale, krijoi standard administrativ dhe menaxhues dhe plotësoi me dokumente dhe artefakte trashëgiminë e përbashkët kombëtare. La dorëshkrime historike dhe hulumtime leksikografike të rëndësishme.
Të gjithë u pikëlluan kur më 1945 ndërroi jetë në ermitazhin e tij në Elbasan, larg bubullimave të pasluftës, pasi të gjithë ishin të vetëdijshëm që kishin humbur një humanist dhe një shqiptar të madh.
*** në foto Sotiri mban në prehër mbesat e tij, njëra ndër të cilat është Heroina e Popullit, Margarita Tutulani, ndërsa djali është Heroi i Popullit, Kristaq Tutulani🇦🇱

#TëPAHARRUESHËM🙏

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET PARLAMENTARE/ PS propozon datën 9 maj, opozita kërkon 18 prillin
Previous article PARFUMET NË FORMË KREMI NËNVLERËSOHEN/ 5 sugjerime që duhet t’i keni patjetër

s.autor

Postime të ngjashme

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT