Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sërish ditën e sotme me disa të rinj dhe shprehet se LSI kërkon që t’i krijojë mundësi që të drejtojnë vendin.
Po ashtu Kryemadhi shkruan se ndërsa PS i përçmon të rinjtë, LSI i mbështet ata, që ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre.
“Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë, në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre”, shkruan Kryemadhi.






