• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON PARTINË E MURRIZIT DHE HAJDARIT/ Dash Shehi: Janë afër pushtetit, i shërbejnë Ramës
Home
Politikë

IRONIZON PARTINË E MURRIZIT DHE HAJDARIT/ Dash Shehi: Janë afër pushtetit, i shërbejnë Ramës

2 September, 2020 F.autor Politikë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur në studion e Report Tv për situatën aktuale në politikën shqiptare. Ai tha se ideja e bashkimit është për të dalë kundër Ramës.

“Unë e gjykoj që koalicioni opozitar do të jetë mirë që të dalë bashkë. Ideja e bashkimit krijon një mësim në sferën politike. Është zoti Rama dhe të gjithë kundër atij. Nga ana psikologjike kjo është shumë pozitive. Kjo është e para, e dyta thjeshtëzon skemën politike.

Këtyre 30 partive kush do t’i shpjegojë këto ide se nga ndryshon njëra nga tjetra në një popull i cili ka shumë pak kulturë politike.

Kush ka dëshirë që të hyjë veç e veç e për ta mbajt sistemin opozitar, nuk shikoj asgjë të keqe. Ne do të hyjmë sido që të jetë ligji zgjedhor, sido që të mundohet që t’a plasaritë Rama“, thotë Shehi!

I pyetur për partinë e re që po krijohet nga Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, Shehi nuk ngurroi të qeshë duke thënë se deputetët e opozitës parlamentare i shërbejnë Ramës, deri në momentin që do të vërtetojnë të kundërtën. Sipas tij, Rama ka kaluar në Parlament të gjitha ligjet korruptive me ndihmën e deputetëve që refuzuan të lënë parlamentin dhe të atyre që hynë.

“Unë uroj që ta bëjnë edhe në të gjithë historinë time politike, në 30 vjet, kushdo që ka dalë i ri, i kam uruar punë të mbarë e sukses. Nuk jam prej atyre që thonë e bëri ky, le ta bëjë kush të dojë. Ideja se ti do me dalë të flasësh ndryshe. është ideja bazë e demokracisë e lirisë politike.

Kështu që ata janë të ftuar ta ushtrojë lirinë e tyre. Absolutisht asnjë gjë. Në kuptimin afatgjatë nuk na dëmton fare. Ata le ta provojnë, të jenë dhe ne as e shohim fare si problem këtë punë. do t’u uroja që po i bëjnë partitë, por t’i bëjnë opozitare, se nëse këto bëhen për të marrë një karrige të vogël aty mbrapa rreshtit të Ramës.

Ata janë një parti afër pushtetit. Deri tani për sa kohë që nuk kemi prova të kundërta unë e gjykoj kështu. Ne gjykojmë se deri në provën e kundër këta i kanë shërbyer më shumë Ramës. Se kur dolëm ne nga Parlamenti, këta hynë.

E megjithatë ka pasur midis tyre që në rrethana të ndryshme ka mbajtur një pozicion kundër qeverisë. Por, normalisht këta kanë votuar pro ligjeve qeveritare. Sa ligje janë votuar. Zoti Rama ka kaluar të gjitha ligjet e tij korruptive. Nga koncesionet, të gjitha.

në nuk di që të kenë mbajt këta zotërinjtë qëndrime të kundërta, ose të kenë votuar kundër. Ato votimet e zotit Rama përfundojnë të gjitha mbi 100 nëse e keni parë. Mirëpo ai Parlament aq ka, 180 vetë. Zoti Rama 80 vetë ka të tijët, 20 të tjerë i merr nga këta të rinjtë.

Prandaj deri në ditën e një prove të kundërt ne do të kemi dyshimet se këta i shërbejnë Ramës. Pastaj nëse vërtetojnë të kundërtën na pëlqen, apo sna pëlqen ne kjo është një çështje tjetër“, deklaroi Shehi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Manchester United bën goditjen e madhe, njoftimi shumë i “thatë” (VIDEO)
Previous article 100 VJETORI I "LUFTËS SË VLORËS"/ Krerët e vendit bëhen bashkë pranë njëri-tjetrit në Sheshin e Flamurit

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT