• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LSI GATI TË DALË E VETME NË ZGJEDHJE? Gjosha: S’na shqetëson marrëveshja me PD, do bëjmë Vetting me kandidatët
Home
Politikë

LSI GATI TË DALË E VETME NË ZGJEDHJE? Gjosha: S’na shqetëson marrëveshja me PD, do bëjmë Vetting me kandidatët

2 September, 2020 F.autor Politikë

Kur na ndajnë edhe pak muaj nga data e zgjedhjeve, partitë politike në Shqipërinë kanë ndezur motorët.  Në një intervistë për Tirananews.al, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha njëherësh edhe ish-deputete, sqaron qëndrimin që do të mbajë Lëvizja Socialiste për Integrim në takimet me kreun e shtetit për datën e zgjedhjeve, por dhe kriteret mbi të cilat do të bëhet përzgjedhja e kandidaturave për deputetë të kësaj force.

Gjosha flet mbi marrëveshjen e bashkëpunimit me PD për zgjedhjet e ardhshme dhe nëse LSI i druhet një koalicioni paszgjedhor PD-PS.

Si ish-ministre e Integrimit, Klajda Gjosha shprehet dhe për qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria në debatin mes Turqisë dhe Greqisë si dhe për votën e LSI nëse në parlamentin e ri shqiptar do të vijë një marrëveshje e re detare me fqinjin tonë jugor.

Presidenti ka nisur takimet për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Çfarë qëndrimi do të mbajë LSI në këto takime?

Data e zgjedhjeve ka një kornizë të përcaktuar qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ndaj nuk lë shumë hapësirë për debate politike. Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo datë që do të gjejë dakordësinë e palëve.

PD ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, nga ana tjetër PS ka deklaruar se në tetor do të nisë kandidaturat. Po LSI kur pritet që të nisë procesin?

LSI e ka nisur këtë proces konsultimi me strukturat e saj. Momentin e parë që do të kemi gati kandidaturat, do të filloj edhe procesi i vettingut dhe filtrimit të gjithë përfaqësuesve tanë. Për ne kjo nuk është një risi, pasi jemi ndër të vetmet parti politike që kemi kërkuar dëshminë e penalitetit dhe dokumenta të tjera shoqëruese që nga zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Cilat do të jenë ato kritere mbi të cilat do të bazohet ky proces?

Do jetë një proces që do të përfshijë anëtarësinë e LSI dhe të gjitha strukturat e saj. Kriteret do jenë shumë strikte duke filluar me arsimin, integritetin e figurës, njohuritë mbi komunitetin dhe qarkun ku do të kandidoj, kriteri i kuotës gjinore dhe rinisë etj. Është e rëndësishme që nëpërmjet këtij procesi LSI t’i ofroj votuesit një përfaqësim dinjitoz në parlament dhe qeverisjen e ardhshme!

Tashmë që jemi vetëm disa muaj nga zgjedhjet, a mendoni se opozita do kishte një rol më vendimtar po të kishte qëndruar në parlament, se sa jashtë saj duke faktorizuar në tryezën e takimeve edhe opozitën parlamentare?

Mendoj që largimi nga parlamenti nxori në pah Edi Ramën e vërtetë dhe keqqeverisjen e vendit dhe zbuloi shumë të vërteta mbi kapjen e reformave dhe propagandën e sëmurë të PS. Roli ynë është vendimtar në zgjedhje, te votuesit dhe te shpresa për të ardhmen. Asnjë opozitë fiktive nuk mund ta bëjë dot këtë!

Cilat mendoni se janë arsyet që shqiptarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme LSI?

LSI është një forcë politike e të rinjve, me shumë energji pozitive, inovacion dhe pranë problemeve të qytetarëve. Ajo përbëhet nga njerëz me këmbë në tokë dhe që e mbajnë fjalën! LSI është partia që ka në themel të saj integrimin Europian të vendit dhe çdo program i yni niset pikërisht nga ky prioritet kombëtar.

Punësimi nëpërmjet një arsimi cilësor, rinia dhe gruaja janë tre shtylla të panegociueshme të programit tonë, ndaj vota për LSI është një votë për familjen dhe për një të ardhme të sigurtë!

Me ndryshimet ligjore që u bënë janë ndaluar koalicionet parazgjedhore. Si do të jetë marrëveshja me PD në lidhje me kandidatët ose partitë më të vogla aleate që keni?

Kjo do të shihet në vazhdim, por nuk është një çështje që na shqetëson. LSI bashkë me opozitën do t’i fitojnë zgjedhjet me ose pa koalicione. Të gjitha të tjerat janë thjesht teknikalitete.

A ka frikë LSI nga një koalicion i mundshëm PS-PD?

Frika nuk është dhe nuk ka qënë kurrë tipar i yni, por ky koalicion për të cilën ju pyesni është thjesht i pamundur në kushtet dhe në klimën politike në të cilën ndodhet vendi.

Ju keni qenë për një kohë të gjatë Ministre e Integrimit. Si e shihni Shqipërinë në rrugëtimin e saj për në BE?

Sot ky rrugëtim po bëhet më i vështirë se kurrë për Shqipërinë. Ndarja nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave është treguesi më i qartë i bllokimit të procesit të integrimit nga kjo qeveri. Janë 15 kushte që mbajnë pezull vendin dhe që sot askush në qeveri nuk i jep zë dhe prioritet për t’i plotësuar.

Jo vetëm që po largohemi nga procesi i negociatave por po largohemi nga procesi i transformimit, demokratizimit, vlerave dhe standarteve. Të gjitha këto për ne janë jetike!

Si do e konsideronit qëndrimin e Ramës në lidhje me Bjellorusinë?

Shqipëria në kuadrin e kryesimit të OSBE do duhet të ishte në gjendje të ofronte një ndermjetësim për zgjedhjen e krizës në Bjellorusi, por paradoksi qëndron te figura e Kryeministrit tonë për të udhëhequr dialogun, te mungesa e besueshmërisë apo aftësive për të negociuar. Një njeri që nuk negocion dot apo nuk zgjidh dot krizat në vendin e tij, është e vështirë të mendohet që do të ketë sukses jashtë kufijve, aq më tepër kur ai vetë është i akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve!

Në rajon duket se ka një përplasje mes Greqisë nga njëra anë dhe Turqisë. Sipas jush, çfarë roli duhet të luajë Shqipëria?

Shqipëria do duhet të tregohet e kujdesshme në deklaratat dhe qëndrimet e saj dhe njëkohësisht të gjithë ne duhet të qëndrojmë brenda kuadratit të Konventave për të drejtat ndërkombëtare!

Nëse në parlamentin e ri vjen një marrëveshje e re me Greqinë për ujërat territoriale, cila do jetë vota e LSI?

Nuk mund të shkojmë deri te vota pa pasur një herë transparencë dhe informacion mbi atë që po ndodh me marrëveshjen e detit, duke filluar që me grupin negociator dhe deri te diskutimet e ndryshme që janë bërë deri në këto momente mes dy palëve. Kjo është një çështje delikate dhe me interes të madh për opinionin publik, ndaj duhet të tregohemi transparentë dhe të kujdesshëm!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR MUA MJAFTON TË..."/ Keisi doli me një tjetër, reagon për herë të parë Stresi (FOTO)
Previous article I SURPRIZON TË GJIITHË/ Zbulohet projekti gjigant që po sjell Nevina Shtylla (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT